Për të gjithë ata që duan një eksperiencë të veçantë, pothuajse aq magjike si në serialin e “Harry Potter”, me një buf në shpatulla, egziston një dyqan në qendër të Tokyos që jua mundëson një gjë të tillë. Një kafene e quajtur “Fukuro no Mise” ose ndryshe e përkthyer dyqani i bufave ka mbi 20 bufa për të gjithë klientët që vinë aty, duke patur mundësi të pinë një kafe ose një çaj nën shoqërinë e një bufi që mund të qëndrojë në tavolinë ose dhe mbi kokat e tyre.

Bashkëpronari i këtij vendi tregon se e krijuan këtë kafene për shkak se për shumë njerëz bufat kanë një imazh disi mistik dhe ata mendojnë se bufat janë shpendë të veçantë që jetojnë në një botë të zakonshme. Ambienti i kafenesë mbahet i errët për të mos dëmtuar sytë e bufave dhe kushdo që ka dëshirë për të kaluar një orë nën shoqërinë e tyre duhet të rregjistrohesh më parë në një listë mjaft të gjatë. Shumë nga klientët e vlerësojnë këtë eksperiencë dhe 26 vjeçarja Yamashita shprehet se është një ndjesi e veçantë të mbash në duar dhe të përkëdhelësh një buf, krejt ndryshe nga të parit ata në një kafaz në kopshtin zoologjik.

Për shkak të rradhës së gjatë shumë nga klientët ndihen të ekzaltuar kur arrijnë të shijojnë orën e tyre të kafes me bufat dhe kanadezi Fenneman shprehet se është shumë i lumtur që arriti të kalonte pak kohë me ta. Pasi mbyllet lokali pronarët i marrin bufat me vete në shtëpi dhe shpjegojnë se ata janë specie shumë të ndjeshme ndaj tërmeteve si dhe bëjnë shumë zhurmë gjatë natës, çka i shqetëson mjaft fqinjët e tyre.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)