Një oficer policie në qytetin e Little Havana-s në kufi me Miami-n, po lufton krimin në një mënyrë krejt të pazakontë, jo i vetëm, por dhe pa një patrullë shoqëruese, pasi partneri i tij është një kalë policie dhe të dy sëbashku janë kthyer në një veçanti për qytetarët dhe turistët e vendit.

Oficeri quhet Eduardo Perez dhe çdo ditë patrullon nëpër qytet bashkë me kalin Panchito, që i përket rracës amerikane Morgan, për të monitoruar zonën dhe për të siguruar qetësinë e qytetarëve. Turistë nga e gjithë bota, pronarët e bizneseve dhe qytetarët e zakonshëm ndalojnë për ta përkëdhelur kalin dhe për të bërë fotografi me të.

Për shkak të suksesin të arritur në vendosjen e rregullit në vend, të dy partnerët e patrullës së kontrollit janë bërë mjaft të famshëm duke u kthyer në një tërhqje për të gjithë turistët që vizitojnë qytetin. Qytetarët ndihen më të sigurtë me praninë e Oficerit dhe Panchitos që qarkullojnë nëpër qytet dhe ky drejtues guide turistike i Miami-t tregon se ai i ndalon gjithmonë turistët e tij në qytet për t’u treguar atyre kulturën kubaneze dhe një ndër gjerat që u pëlqen turistëve është pikërisht dhe Panchito i cili është bërë shumë i famshëm dhe pëlqehet nga të gjithë.

Oficeri Perez dhe partneri i tij i veçantë kanë katër vite e gjysëm që patrullojnë sëbashku dhe kanë realizuar shumë kapje të grabitësve dhe keqbërësve të ndryshëm, dhe meritën për këtë sipas Perez e ka pikërisht Panchito i cili është një kafshë shumë e stërvitur dhe e aftë për këtë punë. Ai tregon se lidhja midis tyre është shumë në harmoni dhe kali bën atë që duhet të bëjë, kur duhet ta bëjë menjëherë dhe Perez thotë se s’do mund të punonte dot me asnjë partner tjetër në skuadër.

Perez shpjegon gjithashtu se patrullimi me kuaj ka mjaft përparësi pasi mbi kuaj ata kanë një fushëpamje më të madhe dhe kështu e kontrollojnë zonën më me lehtësi.
Pas një dite pune të lodhshme të dy “kolegët” ndalojnë për një kafe kubaneze dhe pasi kujdestarët e kalit kujdesen për pastërtinë e tij, ata janë sërisht gati për një ditë tjetër pune në shërbim të qytetarëve.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)