Një krijesë e çuditshme me krahë
fotografohet në SHBA

Një krijesë e çuditshme me krahë<br />fotografohet në SHBA
Një përdorues i rrjetit social Facebook, pretendon se ka kapur një foto në të cilën shfaqet një krijesë gjigande me krah, që shumë shpejtë ka marrë emrin “Djalli i Arizonës" nga përdoruesit e tjerë të rrjetit.
 
Fotografia është realizuar nga Richard Chistianson në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe sipas Daily Mail, fotografia ka marrë më shumë se 100 mijë shikime.
 
Ndërkohë që Chistianson e ka publikuar foton e mbishkrimin “Çfarë shikoni në këtë foto”, komentuesit kanë qenë të shumtë, ku disa prej tyre mbështesin tezën se në foto shfaqet një demon.

krijesa
(Fotua e postuar nga Richard Chistianson në Facebook)
 
Madje fotoja është komentuar edhe nga disa teoricien të teorive konspirative të cilët e kanë identifikuar krijesën si një “demon fronti” duke shtuar se jemi duke jetuar fundin e botës tonë.
 
Nga ana tjetër mes komentuesve ka pasur edhe nga ata që nuk e besojnë se në foto shfaqet një krijesë e çuditshme.
“Richard është thjeshtë një pemë dhe ti je duke u mundur ta bësh të famshme këtë foto, por nuk po të ecën”,  ka komentuar një tjetër përdorues i Facebook.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv