Një “barbi” të cilës më
mirë t’i rrini larg

Një “barbi” të cilës më<br />mirë t’i rrini larg
Me flokët e saj bjondë të gjatë, fytyrën e bukur dhe veshjen joshëse Bunny Hunter është femra që nuk do donit të ngatërroheshit kurrë me të. 32 vjeçarja elegante nga Florida ngjan më tepër me Barbin sesa me Rambon, e megjithatë është një profesioniste e trajnuar për të mbijetuar në jetën e egër dhe di shumë mirë të përdorë të gjitha armët ushtarake të zjarrit.

Ajo quhet Michelle Rovinsky dhe prej disa muaj ka hapur një blog të saj për të isnpiruar të gjitha vajzat që të mësojnë diçka që do t’u shërbejë në jetë dhe shprehet se idhuj si Kim Kardashian apo Miley Cyrus janë shëmbulli më i keq për të rinjtë e sotëm, duke shtuar se nuk duhet me patjetër të jesh e shveshur për të tërhequr vëmendje e për të patur audiencë.

Rovinksy jep këshilla mbi përdorimin e armëve dhe mbi metodat e vetëmbrojtjes dhe mbijetesës, duke treguar se falë koleksionit të saj të pistoletave të vogla nuk rri kurrë e paparmatosur ngado që shkon. Pseudonimi i saj Gjahtarja e Lepujve është një nofkë që e ka përdorur në mënyrë kamuflimi për të treguar se ndonëse duket si një lepur delikat në të vërtetë është një femër të cilës duhet t’ja keni frikën nëse e hasni diku.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)