Shtëpia Botuese Bluewater në Beverlly Hills, ka përgatitur një libër biografik komik për uljet dhe ngritjet e karrierës së këngëtares së famshme Amy Winehouse. Me 24 faqe të animuara tregohet historia e jetës së saj me shkrim dhe figura, duke u ndalur në momentet me të rëndësishme të jetës nga hapat e parë në muzikë, deri në vdekjen e saj në moshën 27 vjeçare.
Fituese e çmimeve Grammy, shumë e famshme për modelin e flokëve të saj të zeza, për zërin e thellë të kraharorit dhe për sjelljet e çuditshme në skenë ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Camden, Anglin në vitin 2011.
Një humbje e madhe për botën e muzikës, ndonëse e pritur për shkak të varësisë së saj nga pijet dhe drogërat, ajo luftoi shumë gjatë karrierës së saj jo shumë të qetë, majat e së cilës i arriti me hitin e parë “Rehab” në vitin 2006- të.
“Përkujtim: Amy Winehouse” do të publikohet në fund të korrikut.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com