Një pastruese rrugësh po mendon të ndryshojë profesion pasi ka një ‘ushtri’ fansash dhe ka pushtuar internetin. Rita Mattos ka marrë një sërë ofertash dhe deklaratash dashurie pasi foto të saj duke pastruar rrugët e Rio de Zhaneiro kanë qarkulluar në WhatsApp dhe rrjete sociale.
Ndërsa fama e saj rritej, 23-vjeçarja e quajtur ‘Bukuroshja pastruese’, fillimisht ka reaguar negativisht ndaj vëmendjes që merrte, duke akuzuar ndjekësit e saj se po diskriminonin koleget e saj.
Në një intervistë për gazetën Brazil’s Extra, Mattos u shpreh: “Njerëzit gjithnjë habiten kur shohin një vajzë të bukur të punojë si një pastruese rrugësh. Ata thonë se mund të gjej një punë më të mirë se kaq. Kush tha që pastrueset e rrugës duhet të jenë domosdoshmërisht të shëmtuara? Ky është një paragjykim. Unë jam shumë krenare për atë që bëj. Përveç faktit se punoj shumë, argëtohem gjithashtu”.
Sidoqoftë Rita pasi kuptoi se vëmendja që po merrte nuk ishte aspak një shaka, shpreson të mund të sigurojë një punë më të mirë, që të fitojë më shumë nga ç’fiton tani, 400 paund. Ajo nuk do të krijojë shpresa të kota, por është e gatshme të pranojë çdo ofertë.
Bukuroshja braziliane ka këmbëngulur se nuk do të heqë dorë nga pastrimi i rrugëve, pasi e ndihmon të qëndrojë në formë. Ajo zgjohet çdo ditë në orën 4.20 të mëngjesit dhe punon për 12 orë.
“Eshtë punë fizike e vështirë, ndihmon për një trup të tonifikuar. Gjithashtu shkoj çdo ditë në palestër pasi mbaroj punën. Nuk mbaj dieta dhe ha çfarë dua”. Vajza që ka filluar të punojë që 16 vjeç është mësuar të tërheqë vëmendjen e meshkujve, madje edhe kur mbante veshur uniformën portokalli.
Por tani që numëron me dhjeëtra mijë ndjekës në rrjete sociale, dëshiron të përfitojë nga fama dhe të arrijë diçka më të madhe në jetë.
FOTO FOTO të tjeraRedaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duk protesta e opozitës?
-
Sukses
23.3%
-
Dështim
63.3%
-
Nuk e di
13.4%
Vota total: 1466
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pjesëmarrja e ulët në protestë, Berisha: Aksioni i parë i ‘mosbindjes civile’, do shtrihet në gjithë vendin! Duam qeveri teknike
8 Tetor, 13:22
-
Sondazhi kombëtar, Harris ‘fiton’ votuesit e pavarur, 52% janë pro demokrates dhe 36% pro Trump
8 Tetor, 13:16
-
Shefi i CIA-s ngre alarmin: Rrezik i lartë për përshkallëzimin e luftës në Lindje të Mesme
8 Tetor, 13:07
-
Protesta e 7 tetorit, Noka mbledh drejtuesit politikë në selinë e PD-së
8 Tetor, 13:06
-
Lezhë/ Merr flakë magazina, shërbente si bazë ushqimore për bagëtitë, vetëm dëme materiale
8 Tetor, 13:03
-
Martin Leka: O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
8 Tetor, 13:03
-
Kombëtarja në Ligën e Kombeve, Altin Rraklli për Report TV: Do ndihet mungesa e Gjimshitit, më pëlqen vazhdimësia pas Euro 2024
8 Tetor, 12:52
-
E para vajzë shqiptare me medalje të artë në mundje, Erglena Domi: Krenare! Babai trajner: Mundi 3 rivale shumë të forta
8 Tetor, 12:50
-
Ndjekësit ‘masakrojnë’ Berishën për protestën: O kriminel! U lodhëm, boll më! Vetëm mosbindje civile nuk është
8 Tetor, 12:38
-
Kakavijë/ Tentoi të dilte nga Shqipëria me 14 mijë e 500 euro të padeklaruara, nën hetim 54-vjeçari
8 Tetor, 12:35
-
Si u zgjua Tirana një ditë pas 'mosbindjes civile' të PD? Selia PS pa portretin e Ramës, xhama të thyer në rrugët që përshkuan militantët e Berishës (VIDEO)
8 Tetor, 12:33
-
Mbi 100 sportistë nga 20 vende, mbahet në Gjirokastër kampionati evropian i parashutizmit! Zgjat 8 ditë
8 Tetor, 12:33