Një pankinë për 3 trajnerë, Inter mendon kandidaturat për stolin

Një pankinë për 3 trajnerë, Inter mendon kandidaturat për stolin
Zakonisht tifozët dhe drejtuesit e Interit janë mësuar me dilema, për rastet e ndryshme të merkatos së futbollistëve. Por këtë herë për të gjetur timonierin e ri në pankinë, presidenti i zikaltërve ndodhet në një "trilemë" për pasardhësine Ranierit.

Interi fitoi 2-1 ndaj Marseille në ndeshjen e Champions të martën, por edhe pse me rezultat të barabartë 2-2 nga të dyja ndeshjet, zikaltërit u eliminuan nga gara pasi skuadra kundërshtare shënoi një gol në udhëtim. Nuk është e drejtë ta vëni në pyetje Ranierin, ju duhet të shikoni edhe se si shkoi ndeshja. Nëse ne kishim pësuar 3-0 atëherë po. Unë mendoj se Ranieri do ta drejtojë skuadrën deri në fund të sezonit”, ka thënë Moratti.

Por ky i fundit ka nisur tashmë kontaktet me shumë trajnerë, dhe 3 emra janë në listën finale, Mazarri, Villas Boas dhe Lorant Blanc. Tekniku i Napolit po bën një sezon të mirë dhe mund të joshet nga milionat e naftës së Morattit, ndërsa tekniku portugez Villas Boas është i lirë dhe mund të vijë, me nëj pagë qesharake, vetëm për tu rivendosur në diskutim.

E ndryshme është situata për Lorant Blanc që mund të lirohet vetëm pas Euro 2012, kur do të shihen dhe rezultatet me kombëtaren transalpine. Një dështim i mundshëm i tij, do ta afronte me pankinën e Interit.
rb/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund

Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund