TIRANE - Një vit më parë Artan Lame me hartën e projektit “pirat” në dorë ku vihej dhe një kryq dhe shkruante “Jo moteleve në Kalanë e Lezhës”, dha një shpjegim se çfarë duan të ndërtojnë.

Lame me një grup pjesëmarrësish të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore tërhoqi vëmendjen dhe protestoi, siç tha ai “për marrëzinë e madhe që është ndërtimi i moteleve dhe objekteve të tjera të këtij lloji brenda dhe jashtë mureve të Kalasë së Lezhës”.

Planimetria e ndërtimeve është në vendin e xhamisë mesjetare të Lezhës, e cila ka qenë më përpara kishë, dhe si e tillë ajo ruante gjurmët e datimet e të dyjave funksioneve. “Pikërisht ky objekt kulti, qoftë i kultit të krishterë dhe qoftë i kultit mysliman do të bëhet pjesë e moteleve. Shpresojmë që nuk do të vënë një krevat motelesh brenda territorit të xhamisë”, tha atëkohë me ironi Lame.

“Disa ndërtime të tjera pranë kalasë parashikonin fushë tenisi dhe një pishinë, të cilën për shkak të presionit nga shoqëria civile, na thonë se do të hiqet”, tha Lame

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)