ZVICËR: Realizimi i një projekti filmimi dhe fotografimi në faqen veriore të Malit Eiger në Zvicër është pjesë e sfidës që kanë ndërmarrë dy alpinistë ekstrem. Stephan Siegist dhe mbreti i mbajtjes së rekordit të shpejtësisë Daniel Arnold, do të ngjiten të dy në majën e pjesës veriore të Eiger për të kapur një perspektivë unike të malit.

Alpinistët mbajnë një kamër speciale e cila ka të instaluara gjashtë kamera të tjera që filmojnë në një kënd 360 gradësh. Kamera në formë kubi mund të filmojë dhe fotografojë çdo 30 sekonda. Praktikisht kjo kamer arrin të veprojë njësoj si Vëzhguesi i Rrugëve të Google duke filmuar në kënde të ndryshme për të dhënë një perspektivë sa më të plotë të malit.

Sipas Siegist qëllimi i “Projektit 360” është ta shndërrojnë alpinizmin në një eksperiencë të prekshme për të gjithë, duke u treguar sesi mund të ngjitesh në sipërfaqe malesh të akullta apo shkëmbore.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)