21 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve. Ndoshta dikur në fëmijërinë tonë të hershme ne se kemi ditur këtë fakt, sepse edhe burimet e shumta të informacionit mungonin. Por nga ana tjetër pylli nuk ka munguar kurrë si pjesë e fëmijërisë së secilit prej atyre që sot pak a shumë është rreth të dyzetave, edhe kur ai ka jetuar në kryeqytet, qytet apo fshat. Aq i rëndësishëm ishte ai në jetën e njerëzve sa jo vetëm kishte një muaj që i kushtohej pyllëzimit, muaji dhjetor, por në mendjen tonë nuk ishte aspak parrullë thënia e njohur e asaj kohe që rëndom e gjeje në klasat ku mësonim “Pyjet janë mushkëritë e gjelbërta të natyrës”.
Në pyll ne bënim eskursionet edhe kur ata nuk ishin shumë të mëdhenj, gjenim lirinë e munguar të një kohe me kufizime kufijsh. Në qytetin ku unë u rrita, në Berat një masiv i tërë pishash shtrihej përgjatë Osumit. Ai ishte kaq i dendur sa kur isha fare e vogël më dukej pylli më i madh në botë. Dikur ai gumëzhinte nga zërat e fëmijëve, kampet verore që organizoheshin aty apo edhe thjesht nga piknikët që njerëzit organizonin me familjet e tyre. Aty kam dhe kujtim e parë të një piste vallëzimi ku prindërit e mi kalonin mbremjet e verës.
Kur u ktheva pas shumë vitesh në qytetin e lindjes dhe më rastisi të kaloj po aty buzë Osumit, më shumë se ujërat e thara më tronditi “ lakuriqësia” që e shoqëronte lumin e kthyer në gjanicë. Shtëpi të shumta diku të larta, diku të ulta kishin zaptuar vendin e pyllit. Ndokush si për dekor kishte ruajtur aty këtu ndonjë pishë, për t’i shtuar pak “bukuri” mjedisit ku jetonte. Qytetit i kishin marrë mushkrinë e gjelbërt, mua më kishin vjedhur një pjesë të fëmijërisë. Të njëjtën ndjesi të kujtimeve të mbuluara nga betoni kam përjetuar edhe në disa zona të tjera të Shqipërisë që dalloheshin për kurorat e tyre të dendura me pyje.
Mjafton të sjellë në mendje zonën e Shkëmbit të Kavajës. Kavalishenca e Ushtrisë ishte ndërtesa e fundit që ndante masivin e gjelbërt të kësaj zone. Kur kaloja pushimet e verës me familjen time në këtë shtëpi pushimi, pjesa më e bukur ishte “arratisja” bashkë me vëllezërit e mi pikërisht nëpër pishat e dendura që aty këtu të vetmit shoqërues kishin ndonjë bunker të ndërtuar nga ushtria. Vetë Kavalishenca kishte një gjelbërim për t’u pasur zili, po ajo ishte fare e vogël përpara asaj kurore të pafundme që e pasonte. Sot Kavalishencën mund ta dallosh vetëm nga muri rrethues, sepse në vazhdim ka një kaos urban që as i pastrehi më fatkeq nuk besoj se do ta dëshironte për banesë. E kështu shembuj të pyjeve të zëvendësuar me ndërtim mund të sjellë pafund.
Por meqë pyjet i lidha me fëmijërinë time, natyrshëm më lind pyetja: Çfarë është pylli për fëmijët e sotëm? Nëse për ne ishte hare, strehëz aventurash, sot fëmijët e shohin pyllin si një çudi. Jo nga ato çuditë e Benit te filmi “Beni ecën vetë”, por si një botë irreale, sepse që ta bëjnë real përfytyrimin e tyre, l prindërve të qyteteve të mëdha apo në rastin e kryeqytetit, ju duhet të ndërmarrin një eskursion që t’ju tregojnë fëmijëve të sotëm botën magjike të pyllit. Në fakt edhe këtu mund t’i presin surpriza jo fort të këndshme, sepse ndoshta nisur nga kujtimet e tyre të fëmijërisë mund të marrin rrugën për vendlindje dhe të gjejnë një “pyll betoni”.
Kështu që nëse fëmijëve tanë sot po ju japim shtëpi luksoze, me hapësira të mëdha, të mobiluara dhe të pajisura me gjithë teknologjinë e kohës, po ju heqim një nga kënaqësitë më të mëdha, por edhe me vlera të pazëvendësueshme edukuese: dashurinë për natyrën, njohjen reale të saj, të jetuarin si Tom Sojeri, apo si Pipi Çorapegjata. Që ta duan pyllin, që ta mbrojnë atë, fëmijët tanë duhet ta kenë një të tillë. Ka akoma kohë që qytetet tona të kenë oazet e tyre të gjelbërta, jo thjesht si kurora bukurie, por si burime të një shëndeti të mirë. Fëmijët tanë do të jenë më të përgjegjshëm nëse mbjellin vetë sot një pemë në pyllin e qytetit të tyre.
Fëmijët tanë nuk do lejojnë askënd t’ju tjetërsoj mjedisin sepse duan të jenë të barabartë si gjithë moshatarë e tyre në botë që pranë lumit apo liqenit të vendit ku jetojnë e kanë një pyll të vogël ku ëndërrat e tyre ju duken të mëdha. Dhe pikërisht në këtë ditë mbarëbotërore vëmendje duhet të kthehet pikërisht te fëmijët. Nismat edukimit mjedisor të mos trajtohen thjesht si pjesë e kurrikulave shkollore të përshtatura me modelet e huazuara, por si një strategji e edukimit të fëmijëve që nesër do të jenë zot të këtij vendi dhe nuk do të vuajnë si ne prindërit e tyre pasojat e betonimit të ëndrrave të fëmijërisë.
Shkrimi u publikua sot (21.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com