AZI- Një parajsë për macet, një qytet që nga tërësisht i braktisuar është rilindur falë turizmit. Houtong, një qytezë  jo shumë larg nga NewTaipei, metropoli më i populluar në Tajvan, është një rast i rrallë, por gjithashtu një shembull i mundur.

Qyteti aziatik, një qendër e rëndësishme për minierat e qymyrit në vitet '70 ishte pothuajse i papopulluar.

Më pas në vitin 2008 për këtë qytet  rilindja fillon.  Protagonistët e Houtong behën  macet endacake dhe shndërrohen në zotër të vërtetë  të qytetit tani pothuaj të shkretë.

Suksesi i fotografive në internet i shtyn të gjithë ata që i duan kafshët e familjes feline për të lëvizur nga e gjithë bota dhe për të arritur në New Taipei.

Banorët e Houtong janë  gjithnjë e më shumë të angazhuar për t'i siguruar ushqimin maceve, kujdesin mjekësor dhe atë të  sigurisë.Fjala e gojës bëri pjesën tjetër. Dhe kështu që është mjaft e zakonshme që në këtë vend, që ndodhet në pjesën veriore të Tajvanit, të  udhëtojnë të gjithë ata që  duan të largohen nga macet e tyre, por me garancinë për ti lënë ato në duar të mira.

I ngjashëm me këtë është edhe rasti i Ranch Caboodle në Florida, ku amerikani Grant ka krijuar një fshat të vërtetë të dedikuar për  kafshët me katër këmbë. Ndër shtëpitë shumëngjyrëshe, rrugët e ngushta, parqet dhe sheshet e lojërave, të cilat zënë një sipërfaqe prej rreth 25 hektarë tokë, macet kanë të gjithë lehtësitë për strehim, për t'u ushqyer dhe relaksuar.

Vëmendja në rritje për nevojat e maceve  nuk duhet të na habitë shumë. Së bashku me qentë ato janë    kafshët shtëpiake më të popullarizuara dhe të dashura. Dhe nuk ka asnjë krizë financiare dhe ekonomike që do të zvogëlojnë këtë ndjenjë intensive midis specieve.

Mjafton të themi se, sipas raportit italian të  Eurispeas për vitin 2013 në Belpaese 11 për qind e pronarëve të kafshëve shpenzojnë të 51 deri në 100 euro në muaj për ushqimin e tyre, madje ka edhe nga ata që shpenzojnë më shumë se 300 Euro. Pa llogaritur aksesorët apo veshjet , të cilat rëndojnë më shumë për xhepat.

Në këtë këndvështrim mbase kanë të drejtë ata që thonë se në jetë paraja nuk është gjithçka.

Redaksia Online
( Jetona Koçibelli / Shqiptarja.com)