Pasaporta e një prej terroristëve të dyshuar si autor në ngjarjen e së premtes në Paris, ishte siriane. Ajo i përkiste një refugjati sirian i cili ishte i rrëgjistruar në datën 3 tetor 2015 në ishullin grek Leros. Kjo gjë është bërë e ditur nga zv/ministri i Brendshëm grek Nikolaos Toskas.

Sipas të dhënave të ministrit të Brendshëm grek kamikazi sirian ishte në mesin e 70 emigrantëve të paligjshëm të strehuar në ishullin Leros në Greqi.
Dy ditë më pas ai ishte  largua nga ishulli grek, ku me shumë gjasa ishte nisur për në Francë.

Sipas mediave greke konfirmohet edhe se përmes Greqisë kishte kaluar edhe një person i dytë, i cili mendohet se është një nga bashkëpunëtorët e atentatorëve në Paris.

Autoritetet greke bëjnë me dije se janë në kontakt me ato franceze dhe se po bashkëpunojnë për identifikimin e plotë dhe zbardhjen e planeve terroriste që i morën jetën më tepër se 120 personave në kryeqytetin Francez