Një rrëfim i “pathënë” për Kurbinin

Një rrëfim i “pathënë” për Kurbinin
Të shkruash për vendlindjen tënde nuk është e lehtë, ngaqë për t’ia mbërritur kësaj ashtu si duhet, duhet që së pari të shkarkosh çdo nostalgji a emocion personal lidhur me të, edhe pse kjo jo gjithnjë është e mundur, sepse jo gjithkush i reziston mundimshëm këtij tundimi. Unë jam lindur dhe rritur në Kurbin duke u përkundur aty me historinë, legjendat, përrallat, këngët, vajet, vallet, ritualet e motomotit, me kostumet popullore, prodhimet dhe gatimet vendase të krahinës, anipse të gjitha këto gjallonin nën një anonimat me synim qartësisht rrafshues dhe unifikues me krahinat ngjitur. Kështu vepronte regjimi komunist në emër të krijimit të “njeriut të ri” pa identitet vendas, ngaqë larmia dhe shumësia nuk i shkonin përshtat ideologjisë.

Kur isha i vogël, teksa hyja në “kullë” në dhomën e miqve, më binte rasti shpesh të dëgjoja bisedat e pleqve mentarë me mustaqe e flokë të thinjur me qeleshe të bardhë të ulur këmbëkryq pranë oxhakut, teksa u shkëlqente brezi ngjeshur trupit, dhe tek përmendin rast pas rasti sintagmat “paria e Kurbinit” “shtëpitë e para të Kurbinit” “zakoni i Kurbini”, “n’Kurbì”, “Kurbisë” etj., të cilat i dëgjoja tek nyjëtoheshin vetëm aty, sepse përtej asaj dhome nuk i dëgjoja më, sepse në librat e historisë nuk e takoje më këtë emër, si emër krahine territoriale dhe administrative. Të flisje për të e për këto gjëra dukej dhe konsiderohej pak a shumë një tabu e cila merrej përnjëherësh prej tjetrit si një mentalitet i vjetëruar në të cilin vegjetonin “zakone prapanike” dhe “reaksionare”, prej të cilave duhej të distancoheshe menjëherë dhe më e pakta duhej të mbaje “qëndrim kritik”, sepse ato paraqisnin rrezik për “shoqërinë socialiste”, e cila duhej “t’i luftonte ato me zjarr dhe me hekur”.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri