Një rinoceront i zi është transporuar në shtëpinë e tij të re në Parkun për mbrojtjen e kafshëve të egra në rrezik zhdukje në Afrikën e Jugut, me anë të një helikopteri.
Ai dhe kafshë të tjera janë transportuar në të njëjtën mënyrë por “shëtitja e veçantë” e rinoceronti shumëtonësh, i kapur nga këmbët si një mirimangë është mbreslënëse.

Transporti është realizuar nga profesionistë të cilët kanë treguar kujdes maksimal që në vendosjen e kafshëve në gjumë, në bërjen gati të pajisjeve e sigurimin e tyre, e deri në uljen në tokë me sukses.
Projekti i spostimit të kafshëve në parkun prej 34,000 hektarësh ku janë krijuar kushte ptë përshattshme për t-u ndjerë si në habitat natyral është nisur që në vitin 2003 dhe strehon të gjitha kafshët të vlerësuara si në rrezik zhdukje.

Pas udhëtimin rinocerontët ndonëse pak të trullosur, janë ngritur mbi këmbë duke eksploruar shtëpinë e tyre të re.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)