Një shfaqje me kukulla për
Fëmijët e Spitalit Pediatrik

Një shfaqje me kukulla për<br />Fëmijët e Spitalit Pediatrik
Me pak rreshta dhe një mail listë të gjatë, njoftohet një aktivitet i bukur dhe i mirë për të mërkurën në orën 18.00. Aktorja e mirënjohur Shegushe Bebeti, do të organizojë një shfaqje për fëmijët e Spitalit të Pediatrisë në QSUT për t’i bërë dhe më të bukura e të gëzueshme festat dhe për fëmijët që në këtë fundvit kanë probleme të ndryshme shëndetësore.
Përmes mailit shpërndarë për gazetarët, kërkohet prania sa më e madhe e pjesëmarrësve, në mënyrë që spektakli të jetë një kontribut për krijimin e një atmosfere festive për të gjithë,

“Miq të nderuar, ditën e mërkurë, data 28-12-2011, ora 18'00 në Teatrin Kombetar te Kukulla, aktorja dhe sipërmarrësja e një sërë eventesh sociale dhe bamirësie për fëmijë, Shegushe Bebeti, do të vere në skenë një shfaqje enkas per femijet e Spitalit te Pediatrise ne QSUT. Me qellimin per t'u ndjere ndryshe ne kete atmosfere festat, aktorja Bebeti kujdeset prej disa vitesh. Sipas saj, kjo eshte nje nga favoret e pakta qe mund t'u beje pacienteve te vegjel.

Pjesemarrja juaj do te merrte tjeter kuptim nese dhe ju vete angazhoheni ne lancimin e ketij aktiviteti. Ju falenderoj dhe ju uroj te gjitheve nje vit te mbare e te shendetshem”, shkruan aktorja Shegushe Bebeti.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore