Dy shokë inxhinierë nga Los Angeles, Phil Weicker dhe Duncan Forster kanë transformuar kadillakun e tyre Coupe deVille në një autombjet shumë funksional ku përfshihet një vaskë me hidromasazh.
Të dy sëbashku kanë projektuar dhe realizuar këtë shpikje të veçantë duke e transformuar makinën në një turbo-vaskë me të cilën duan të thyejnë rekordin për automobilin me vaskë me ujë të ngrohtë më të shpejtë në botë. Ata e kanë pagëzuar këtë shpikje si “makina-pishinë” dhe tregojnë se e kanë projektuar që kur ishin studentë të inxhinierisë në Universitetin McMaster në Kanada.

Weicker dhe Forster e blenë kadillakun për vetëm 800$ dhe shtuan në të sistemin e ngrohjes, suspensionin për kushtet e rrugëve, kontrollin e makinës dhe u morën me restaurimin e vaskës pishinë për gjashtë vjet.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)