Një sipërmarrje që u rrit shpejt

Një sipërmarrje që u rrit shpejt
Përvejtori i parë i një gazete të re si Shqiptarja.com, na sjell në vëmendje të gjithëve faktin që ka sipërmarrje që rriten shpejt në njësinë e kohës, në skenën mediatike të vendit. Shpesh kemi thënë që kjo skenë karakterizohet nga inflacioni i titujve apo logove mediatike por në këtë realitet shqiptar ka media të reja që bëhen vlerë dhe meritë për shkak të kurajos që triumfon mbi interesat.

Shqiptarja.com, është tashmë një gazetë që nevojitet si zë i mëvetësishëm i pohimit dhe zbardhjes së të vërtetave dhe kritikave, i kërkimit dhe i zbulimit të deformimeve që politika bën mbi shoqërinë e sidomos mbi qeverisjen.

Shqiptarja.com është gazeta që hyri në treg si risi konkurruese në gazetarinë e re online në shqip, por edhe duke tentuar kurajshëm për të dhënë provën e përkundërt me dilemën ekzistenciale të shtypit të shkruar. Shqiptarja.com është gazeta e dyfishtë që bashkoi në pasion të vrullshëm një staf gazetarësh me përvojë të spikatur në dekadën e fundit të medias shqiptare.

Pasuria rubrikore, zhdërvjelltësia dhe shpesh cilësia raportuese në këtë gazetë përbëjnë tashmë një model të ri gazete, e cila merret në dorë së pari nga vetë komuniteti i gazetarëve si target i lexuesve të parë.

Shqiptarja.com është një rast suksesi i nisur, viti i parë i jetës së gazetës është dëshmi vijueshmërie , ndërsa kremtimi prej krijuesve të saj është vendosmëri e të qenurit edhe në ardhmëri në garën natyrale të një mediave në shërbim të publikut. Shqiptarja.com është klikimi i pashmangshëm për lexim të vlefshëm. Urime stafit! Urime kolegëve gazetarë

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësia kalmitare, si parashikohet moti sot

Kthjellime dhe vranësia kalmitare, si parashikohet moti sot