Mes statujave prej dylli të personave të famshëm në botë në muzeun e statujave në Hollivud, nuk mund të mungonte as statuja e këngëtarit të suksesshëm adoleshent Justin Bieber. Ka qenë pikërisht 14 vjeçarja Alisha Purdom, e cila u shpall fituese e konkursit të zhvilluar nga muzeu për realizimin e statujës prej dylli të këngëtarit. Ndërkaq për një moment vajza ka filluar të puthë statujën e realizuar prej saj duke u bërë si një fanse e këngëtarit kanadez. Ndërkohë që inagurimi i kësaj statuje është shënuar pikërisht në 18-vjetorin e lindjes së Bieber.

SU/ Shqiptarja.com