Sipas mjekut Elton Peçi obstetër-gjinekologu që drejtoi këtë rast, kjo shtatzani u bë e mundur përmes fertilizimit in vitro të realizuar me sukses në Qendrën e Shëndetit të Gruas dhe Fertilitetit të Spitalit Amerikan.
Shtatzania zgjati 37 javë, ndërkohë që lindja u krye me anë të operacionit çezarian nën anestezi epidurale. Të porsalindurit janë që të dy të seksit mashkull, respektivisht 2780 gr dhe 2480 gr.
Ekipi i mjekëve që bëri të mundur këtë arritje përbëhet nga mjekët: Elton Peçi (obstetër-gjinekolog), Ana Sula (obstetër-gjinekolog), Arben Banushi (anestezist), Tugce Isidan (embriologe), Marsel Haxhia (embriolog) dhe Ada Simeoni (neonatologe).
Mjekët Elton Peçi dhe Ada Simeoni referojnë se nëna 52 vjeçare dhe të dy të porsalindurit gëzojnë shëndet të plotë dhe kanë lenë spitalin 3 ditë pas lindjes. Ky është rekordi shqiptar për moshën 52- vjeçare kur një femër sjell në jetë 2 binjakë.
