Një tjetër shqiptare që shkëlqen
në rradhët e artistëve në SHBA

Një tjetër shqiptare që shkëlqen<br />në rradhët e artistëve në SHBA
Shqiptarët e kanë parë gjithnjë Amerikën si ‘Tokën e Premtuar’, ku realizohen edhe ëndrrat më të paimagjinueshme. Dhe mesa duket ekziston vërtet një ‘kimi’ mes këtyre dy vendeve, jo më kot dëgjojmë emra shqiptarësh të vlerësohen për punën dhe talentin e tyre.

Njomza Vitia është 21-vjeçarja me origjinë nga Prishtina, e cila ka emigruar me familjen vite më parë drejt Chicago-s, për të ndjekur ëndrrën e saj, këndimin. E nisi si një pasion, duke publikuar video-cover në kanalin e saj në YouTube, ndërsa së fundmi ka bashkëpunuar me Skrillex, producent dhe DJ i muzikës elektronike.

Kënga ‘Pretty Bye Bye’ është publikuar në kanalin zyrtar të Skrillex në YouTube dhe premton për sukses! Ajo numëron disa këngë të sajat dhe bashkëpunime me këngëtarë e producentë të njohur, por Skrillex që është një nga aleatët më ‘besnik’ të Justin Bieber dhe shumë emrave të mëdhenj të muzikës, është vërtet një ‘big deal’, jo vetëm për karrierën e Njomzës, por për atë të çdo artisti.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Disa konflikte do të zgjidhen me një shqetësim apo një keqkuptim nga e kaluara... horoskopi për sot

Disa konflikte do të zgjidhen me një shqetësim apo një keqkuptim nga e kaluara... horoskopi për sot