Thuhet se, kur u pyet një herë Mark Tuein mbi aftësitë që duhet të ketë një person për të patur sukses në karierën e vet, shkrimtari që u bë i famshëm edhe me humorin, ironinë apo sarkazmën e tij nuk u desh të mendohej gjatë për të përmendur dy tipare bazë: përveç injorancës, edhe vetëbesimin. Kësaj përgjigjeje të Tuein - it i janë referuar shumë herë autorë nga e gjithë bota në trajtesa të ndryshme. Por, ky fakt nuk na e heq të drejtën që të përdorim edhe ne në këto rradhë, aq më shumë që vetbesimi në përgjithësi nuk u ka munguar ndonjëherë një pjese të madhe të shqiptarëve.
Nuk u ka munguar për çdo lloj pune apo nisme në atë masë, saqë në vend të na kishte shtyrë përpara, çka është edhe domethënia e kësaj cilësie apo këtij tipari, shpesh herë me teprinë e shfaqur është kthyer në kundërproduktive, duke na ballafaquar “bujarisht” me prapambetjen në krahasim me vendet evropiane dhe, në disa tregues, edhe me ato fqinje.
Një shembull konkret dhe i qartë i këtij realiteti poshtërues është edhe gjithçka lidhet me atë skandal, që ka përfshirë prej disa javësh me emocione të forta negative opinionin brenda vendin tonë dhe jashtë tij. Vidhen në kushte aspak të dhunshme nga Thesari i shtetit qindra miljonë lekë dhe të gjitha këto, siç pohohet deri tani, në mënyrë të vazhdueshme gjatë afro katër viteve. Arrestohen 10 persona, që kryenin funksione teknike dhe drejtuese në Departamentin e Emisionit të monedhave në Bankën e Shqipërisë, 2 prej të cilëve janë dakord me akuzat, aq sa nuk ankimojnë në Gjykatën e Apelit masën e sigurisë me burg ndaj tyre, ndërsa të tjerët nuk pranojnë fajësinë për shpërdorim detyre dhe mbrojtësit e tyre përpiqen të reagojnë për lehtësim të asaj mase sigurie që ka vendosur për ‘ta Gjykata e Shkallës së Parë.
Meqë nga organi i akuzës mësohet se hetimet tashmë janë shtrirë edhe jashtë vendit në gjurmë të parave të zhdukura, veç atyre më të paktave të hedhura në kazino apo në lojëra fati, të krijohet përshtypja e përftuar (së paku, hë për hë) që misteri në të ashtuquajturin Seksioni X i Bankës Qendrore të shtetit pritet të zbulohet brenda këtij rrethi të ngushtë vicioz. Përndryshe...
Nuk po ndalemi këtu në punën e Prokurorisë, aq më pak të paragjykojmë përkushtimin e grupit të juristëve të caktuar prej saj posaçërisht për zbulimin e këtij krimi. Nuk po ndalemi, sepse jo vetëm që përgjithësisht vijimësia e hetimeve është e rrethuar edhe me sekrete profesionale dhe me opsione më të gjera, që tani për tani nuk duhet dhe nuk mund të dalin sheshit, por edhe sepse njëri skandal ka prodhuar një skandal tjetër me perimetër të gjerë indinjate dhe revoltimi jo më të paktë se sa i pari. Fjala është për refuzimin e dorëheqjes nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe anëtarë të tjerë të Këshillit Mbikqyrës të saj, megjithëse nga një lëvizje qytetare u mblodhën brenda pak ditëve mbi 10 mijë firma për domosdoshmërinë e demostrimit të këtij akti.
Por, jo! Banka është organ i pavarur dhe funksionon në metoda dhe forma profesionale, prandaj edhe Guvernatorit bashkë me anëtarë të tjerë të Këshillit Mbikqyrës të saj nuk u bën syri tërr. Nuk u bëri syri tërr as para Komisionit të përhershëm parlamentar për Ekonominë, në një seancë me dyer të mbyllura të të cilit e justifikuan atë që ndodhi si një ngjarje e veçuar e natyrës njerëzore. Nuk u bën syri tërr as para gjithë opinionit publik, kur nëpërmjet deklaratës së fundit të tyre e paraqitën veprimtarinë e këtij institucioni në përputhje me standardet ndërkombëtare, a thua se historia e bankave qendrore nëpër botë është e mbushur me episode të tilla, të cilat nuk mund t’ua prishin humorin drejtuesve, aksionerëve dhe administratorëve të tyre.
Por duket që vetëbesimi i këtyre tanëve gjen deri diku mbështetje edhe në ligjin “Për Bankën e Shqipërisë” me nr. 8269, datë 23.12.1997, që ndonëse është hartuar këtu e 17 vjet më parë në mbështetje të një neni të Dispozitave Kryesore Kushtetuese dhe i plotësuar përsëri pak muaj më vonë vetëm me 1 dispozitë tranzitore, si edhe i ndryshuar në vitin 2002 për të përshtatur termat sipas Kushtetutës vetëm me pak dispozita të 8 neneve, nga 78 që ka ligji bazë, ky ende vazhdon të jetë në fuqi.
Dhe, një fakt i tillë përbën arsye të mjaftueshme, për të mos i lejuar dhe as besuar drejtuesit e Bankës të mburren me aplikimin që ata u bëkërkan standardeve ndërkombëtare në veprimtarinë administrative dhe menaxhuese të këtij institucioni. Por, sidoqoftë, po t’i hedhësh një sy këtij ligji, nuk mund të mos habitesh që ai e paraqet dhe e legalizon BSH jo thjesht si një organ të pavarur, por një shtet i veçantë përtej shtetit dhe mbi ‘të, nën juridiksionin e të cilit ajo është dhe duhet t’i shërbejë. Në këtë optikë, nuk mund të fërkosh sytë nga çudia përse pushteti legjislativ dhe Kryeministri nuk merrkan masa ndaj kryesuesve të Bankës Qendrore të shtetit.
Nuk mund të revoltohesh ndaj tyre edhe sepse sipas nenit 46 të ligjit, ndonëse çdo anëtar i Këshillit Mbikqyrës duke përfshirë guvernatorin dhe Zëvendësguvernatorët zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë, ai për shkaqe të ndryshme mund të pezullohet nga Këshilli i Ministrave, por nëse Kuvendi nuk e ka shkarkuar brenda jo më shumë se sa 30 ditëve nga koha e pezullimit, pavarësisht rëndesës së motivit (si rasti i skandalit të fundit që kërkon kohë të mjaftueshme për t’u shqyrtuar plotësisht), atëherë ky pezullim shfuqizohet dhe anëtari i pezulluar rifiton të drejtat dhe detyrimet menjëherë. Po sipas këtij neni, guvernatori dhe zëvendësguvernatorët e Bankës së Shqipërisë, si edhe çdo anëtar tjetër i Këshillit Mbikqyrës mund të shkarkohen me propozim të shumicës së gjithë anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës.
E pra, përsëri del në skenë një rreth i ngushtë vicioz, por kësaj here jo në Sektorin X apo Y të BSH, por në Kupolën qendrore të saj, që për asnjë shkak ligjor apo moral nuk ka ndërmend të cenojë unitetin e vet (siç ka ndodhur dhe po ndodh). Por, ky rreth vicioz bëhet edhe më i padepërtueshëm po të dallosh pranë Kupolës inspektorin e përgjithshëm të Bankës, që ndonëse neni 54/1 i ligjit parashikon të emërohet nga Kuvendi për një mandat pesëvjeçar (vetëm dy vjet më pak se sa drejtuesit e mësipërm), paragrafi 3 i po këtij neni e vlerëson funksionin e këtij inspektori si drejtues i Departamentit të Kontrollit të BSH, i cili nuk emëron, por veçse propozon inspektorët e këtij Departamenti, të cilët merret vesh kush i miraton dhe emëron.
Pra, le ta emërojë inspektorin e përgjithshëm vetë Parlamenti, ai dhe vartësit e tij nuk qenkan aspak të pavarur në veprimtarinë e auditit të brendshëm të tyre, por i marrin urdhërat drejtpërdrejt nga Kupola, me gjasë edhe për të sfumuar e mbyllur shpërdorimet tronditëse të vërejtura.
Këto rradhë vetëm sa po përshkojnë te ky ligj një kalim ekspres, prandaj edhe qëndrimi nëpër “stacione” natyrisht që është shumë i kufizuar. Sidoqoftë, le të na lejohet, për shembull, edhe një ndalesë e shkurtër te neni 57, në paragrafin 3 të të cilit shkruhet: “Asnjë anëtar i Këshillit Mbikqyrës, drejtues ose personel i Bankës së Shqipërisë nuk duhet të pranojë ndonjë dhuratë apo kredi për veten e tij ose në emër të çdo personi me të cilin ai ka lidhje familjare, veprimtari tregtare a financiare, nëqoftëse pranimi në këtë rast mund të rezultojë me uljen e përkushtimit të nevojshëm ndaj detyrave të tij në Bankën e Shqipërisë”.
Domethënë, nga dikushi që nuk përcaktohet në ligj dhe që nuk rezulton ndonjë ulje në përkushtimin e tij ndaj detyrës mund të pranokërka dhurata dhe kredi jo vetëm për veten e tij, por edhe në emër të çdo personi me të cilin ai dikushi ka lidhje familjare, veprimtari tregtare apo financiare; në ligj nuk përcaktohet nëse ai dikushi përpara ose menjëherë pasi pranon dhuratën apo kredinë të njoftojë dikë (po cilin?); kush do të jetë ai që do të vlerësojë përkushtimin e tjetrit në punë, nuk thuhet gjë fare në ligj. Dhe ka ndodhur që shuma e parave që BSH duhet të derdhë në Buxhetin e Shtetit rezulton pothuajse ë përgjysmuar në raport me kohën kur Fullani ka përfituar dhe ushtruar mandatin e parë të tij si Guvernator i Bankës së Shqipërisë.
Ndërkohë, në ligjin e vjetër ende në fuqi të saj nuk gjendet as ndonjë dispozitë e vetme për mundësinë e ngritjes së barrierave ndaj nepotizmit, çka e ka bërë Guvernatorin Fullani t’i vijë ndërmend ajo shprehja e vjetër që mban erë sofizëm: “Ajo që nuk ndalohet, lejohet”, Kështu pra, e ka mbushur organigramën me gratë, motrat, kunatat, kunetrit, vëllezërit, dhëndurët, nipërit dhe mbesat e një liste të gjatë të politikanëve influentë, deri te ish kryeinspektori i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive – aktualisht Prokuror i Përgjithshëm.
E një liste të gjatë me emrat e politikanëve, të cilët deri para një viti vazhdonin prej kohësh të mbanin në Shqipëri një pushtet të pakufizuar dhe të cilëve Guvernatori Fullani ua paska shpërblyer kështu (apo edhe me forma të tjera?) nderin që i kanë bërë, së paku për rinovimin e mandatit shtatëvjeçar që e gëzon edhe sot. Nejse, në plot dispozita të tjera të ligjit mungesat e përcaktimeve, por edhe ndryshimet e supozuara plotësohen me shtojcën e fjalëve: “nëse Banka thotë ndryshe”. Po çfarë është Banka, vetë ligji apo një “ligj” mbi ligjin? Mbi atë ligj, që i jep legjislatorit mëse një arsye për ta shfuqizuar dhe që pavarësisht dobësive e boshllëqeve juridike nuk mund të shfajësojë kurrësesi Kupolën e Bankës së Shqipërisë për zullumet dhe skandalet e ndodhura në brendësi të saj.
Nuk mund ta shfajësojë edhe sepse nuk janë zbatuar as përcaktimet dhe parashikimet e ligjit. Për shembull, në referim të rastit të grabitjes së Thesarit, ndonëse në ligjin bazë të Bankës parashikohet nxjerrja dhe zbatimi i akteve nënligjore në departamentet e saj, si edhe mbikqyrja e efektivitetit të këtij zbatimi, burri i mbesës së Guvernatorit, i emëruar që më 2011 në detyrën e Drejtorit të Thesarit, nuk ka punuar fare në këtë drejtim apo ka punuar në hava, pa ditur se çfarë gumëzhin atje ku nuk duhet të pipëtijë asgjë.
Dhe, vetëbesimi i shfrenuar i Kupolës nuk e ka mbikqyrur atë që nga dita e parë e punës deri në ditën e arrestimit të tij. Ashtu sikurse e ka lënë Inspektoren e përgjithshme të mos dërgojë për disa vite rresht në Sektorin X vartësit e saj, për të ushtruall kontrollet kontabël dhe kontrollet periodike për administrimin e brendshëm. Madje, edhe ai kontroll që u bë atje në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, vetëm pak kohë përpara se sa të publikohej skandali i vjedhjes së Thesarit të shtetit nuk ka konkluzionet që duhet të përmbajë një akt i tillë.
Se çfarë rrugësh të gjata apo të shkurtëra do të duhet të ndjekë Kuvendi i Shqipërisë, krahas thellimit të hetimeve të Prokurorisë, jo vetëm për shfuqizimin e ligjit bazë dhe miratimin e një ligji organik të ri për Bankën e Shqipërisë, por edhe për të kontribuuar në qartësimin e gjendjes reale të të gjithë spektrit të veprimtarisë së këtij institucioni të pavarur, ky objekt i përket një komenti tjetër në ditët e ardhshme. Por, sidoqoftë, nuk mund të mos theksohet në fund të këtyre rradhëve domosdoshmëria e marrjes sa më shpejt (për qëllimin që përmendëm më lart) të një vendimi nga Parlamenti apo Qeveria, për thirrjen dhe liçencimin e një kompanie ndërkombëtare kredibël, e cila do të kryejë auditimin e jashtëm të Bankës qendrore të shtetit tonë.
Nëse përfundimet e raportit të kësaj kompanie do ta vështronin dhe vleresonin grabitjen e fundit të Thesarit veçse si suprinën e ujërave që kanë rrjedhur dhe rrjedhin në labirinthet e sistemit bankar në Shqipëri, atëhere sigurisht që do të vijë koha të bëhen të njohur edhe emrat e atyre që kanë “peshkuar” në këto ujëra. Dhe, ajo përgjigjia e Mark Tueinit për injorancën dhe vetëbesimin, me të cilën e filluam komentin e sotëm, do të na duket mjaft konkrete në kushtet tona, kur na ndajnë shumë e shumë dekada nga jeta e shkrimtarit amerikan të paharruar.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Gusht 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com