Një vit më parë, Berisha
i quajti gardistët heronj

Një vit më parë, Berisha<br />i quajti gardistët heronj
TIRANË - Si sot një vit më parë, kryeministri Berisha pati një takim me gardistët. Tri ditë kishin kaluar nga ngjarja në bulevard, ku nën plumbat e gardistëve mbetën të vrarë katër qytetarë krejt të pafajshëm, dhe Berisha, autori kryesor i atij krimi, kish gjetur këto fjalë për t’i inkurajuar gardistët e topitur, e për t’u përcjellë mesazhin se “unë nuk do të lejoj askënd t’ju gjykojë” (në këtë pikë s’e ka mbajtur fjalën). Ja disa pjesë nga fjala e mbajtur gjatë vizitës në Gardën e Republikës. Shkruan sot respublica.al
-Unë dua t’ju garantoj juve se me atë që shqiptarët panë, atë që bota pa, kurrë ndonjëherë figura juaj nuk është lartësuar më shumë se më datën 21.
-Pesë orë rresht drejtonte këto fallanga krimi kundër jush, …. [por] ata në ndërtesë nuk mund të hynin kurrë, se atë ndërtese ju dhe unë së bashku me ju, do të mund ta mbronim ndaj çdo lloj sulmi, nuk merren institucionet e një vendi të lirë.
-Qëndruat me heroizëm të vërtetë, qëndruat si heronj të vërtetë dhe mund të them se çdo shqiptar ndihet krenar me ju. Ndihet krenar dhe do të ndihet gjithmonë krenar.
-Ju për të gjitha nënat, për të gjitha vajzat, për të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga përkatësia partiake, … jeni heronj të vërtetë dhe unë përulem me nderimin më të thellë dhe unë ju garantoj juve se në çdo sulm tjetër, ju kurrë nuk do jeni vetëm…

(aq/respublica.al/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime