Xhihadisti i dyshuar belg Osama Ahmad Atar është identifikuar nga shërbimet e antiterrorizmit si kordinatori i sulmeve të një viti më parë në Paris dhe në Bruksel. Lajmi konfirmohet nga e përditshmja francese Le Monde.

Ndërkohë  sipas burimeve  mësohet se 32 vjecari kish rekrutuar dy irakenët të cilët u hodhën në erë  në Paris në 13 nëntor 2015.  Në të njëjtën kohë policia gjermane  ka arrestuar 5 burra  të cilët rekrutonin të rinjtë muslimanë në shumë lande.  

Mes të arrestuarve është edhe  një person i cilësuar si predikuesi  pafytyrë dhe më i rrezikshmi. Pavarsisht hetimeve dhe dyshimeve 5 të arrestuarit mohojnë lidhjen me ISIS.
 
Hetimet të cilat sollën këto përfundime zgjatën disa muaj, ndërsa kujtojmë se një vit më parë në Paris dhe Bruksel humbën jetën shumë njerëz të pafajshëm.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)