Megjithatë ndryshimet që ai ka bërë, që pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI në shkurt të 2013, janë të shumta dhe janë shumë më tepër se vetëm stil.
Kështu ajo që ai trashëgoi ishte një kishë e dëmtuar nga keqmenaxhimi dhe abuzimet seksuale të klerikëve. Por Papa Françesko ka premtuar reforma në ‘Curia’, që është Qeveria Qendrore e Kishës. Madje ai ka caktuar një kardinal si mbikqyrës financiar të Vatikanit. Në punimin e tij, ‘Evangeli Gaudium’, ai shpreh mosbesimin e tij ndaj kapitalizmit.
Papa i parë nga Argjentina ka vendosur që ai dhe kardinalët e tij të jetojnë një jetë të lirë dhe modeste aq sa ka zgjedhur të përdorë autobusin. Nga daljet e tij përpara popullit, në fjalimet e mbajtura, ai flet për drejtësinë dhe barazinë sociale më shumë se sa morali seksual. Madje ai ka puthur këmbët e kriminelëve.
Edhe pse shpesh herë është quajtur një Papë popstar ai me modesti e hedh poshtë këtë lavdërim. Aq sa emrin e tij e zgjodhi sipas një shenjti që ju përkushtua varfërisë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)