Zonja Suzana Habilaj, banuese në Tiranë, ka arritur të parashikojë saktë katër numrat e përzgjedhur nga fati dhe simbolin fatsjellës të shortit të datës 4 Nëntor të lojës “Fito Fito”
Mjafton që të kesh besim dhe fati të ndjek vetë nga pas kudo që të shkosh. Kjo është historia e një zonje banuese në Tiranë, e cila edhe pse dje kishte udhëtuar për në qytetin e Vlorës, nuk ka harruar të plotësojë skedën e saj të “Fito Fito”. Pikërisht me këtë skedë ajo ka fituar çmimin e kategorisë së parë prej 700.000 Lekë (të reja).
Znj. Suzana Habilaj është lojtarja e tretë brenda një muaji e gjysmë që fiton 700.000 Lekë (të reja) përmes lojës “Fito Fito”. Zonja Habilaj kishte shënuar në biletën e saj numrat 3-4-5-8 si dhe vetë sistemi ka shtuar simbolin fatsjellës Patkoin, të njëjtët numra të përzgjedhur nga fati në shortin e datës 4 Nëntor.
“Fito Fito” është produkti më i ri që kompania Lotaria Kombëtare ka vënë në dispozicion të publikut shqiptar. Skedat e lojës “Fito Fito” gjenden në pikat e shitjes në të gjithë Shqipërinë, kudo ku shihni logon e kompanisë Lotaria Kombëtare. Me “Fito Fito” lojtarët mund të luajnë, argëtohen dhe fitojnë çdo ditë deri në 700.000 lekë të reja, si dhe shumë çmime të tjera interesante. Shortet e “Fito Fito” hidhen në orën 19:45 dhe vetëm pak minuta më pas lojtarët mësojnë shumat e fituara.
Për të bërë një parashikim në “Fito Fito” lojtarët duhet të zgjidhin nga një numër në secilën prej kolonave të të njëjtës fushë. Pasi të keni zgjedhur 4 numrat tuaj të fatit, sistemi do t’i shtojë biletës edhe një nga simbolet fatsjellëse: Breshkë; Patkua; Monedhë ose Tërfil. Në rast se arrini të parashikoni saktë katër numrat e përzgjedhur nga fati si dhe simbolin fatsjellës, atëherë ju do të fitoni menjëherë 700.000 Lekë (të reja).
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA