BERAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lapardha të Beratit, ku 16 vjeçari Milkel Blicari ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me telat e korentit.
Ai ka qenë duke korur misër në parcelë bashkë me të atin, Luftar Bilcari, 43 vjeç.
Fatkeqësisht 16 vjeçari ka rënë në kontakt me telat e korentit. Ndërkohë që i ati është munduar që ta shpëtojë, korenti e ka përplasur edhe atë, por ka arritur të shpëtojë dhe është dërguar me urgjëncë drejt spitalit të Traumës, për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Sot rreth orës 16;00 në fshatin Lapardha, Berat duke punuar me agregate bujqesor, kanë rënë në tension elektrikë dhe janë dëmtuar shtetasit L.Xh., 43 vjeç dhe M.Xh.,16 vjeç ( babë e birë).
Shtetasit u transportuan për në spitalin Rajonal Berat, por me gjithë ndihmën e dhënë shtetasi M.Xh ndërroi jetë.
Babë e bir i zuri korenti në Berat, këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes së rëndë ku vdiq 16 vjeçari (EMRAT)
Milkel Blicari është 16 vjeçari që ka ndërruar jetë sot në fshatin Lapardhë të Beratit pasi e zuri korenti. Kurse babai i tij është Luftar Bilcari, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Report tv ka siguruar pamjet nga vendi ku ka ndodhur ngjarja e rëndë.
16 vjeçari ka qenë duke korrur misër në parcelë kur e ka zënë korenti. I ati është munduar ta shpëtojë por nuk ia ka dalë.