Një ndër emrat surprizë që propozoi Rama sot për ekipin e ri drejtues të PS-së ishte dhe ai i 20-vjeçares, Bojkena Basha, për në detyrën e Sekretares së Rinisë në PS. Rama tha se ajo spikati në fushatë me fjalimet e saj. Me batutë por edhe me shpoti për kundërshtarin e tij politik, Kryeministri Rama tha se Bojkena flet më bukur se ai, zgjohet më herët dhe ndryshe nga ai thotë fiks atë që mendon.
“Detyrën e Sekretares së Rinisë së PS-së dua t’ia besojmë një vullnetareje 20 vjeç, e cila spikati në fushatën e fundit me fjalimet e saj, por përtej fjalimeve është një studente shumë e mirë dhe aktiviste shumë e përkushtuar në komunitet, Bojkena Basha.
Flet më bukur se Lulzim Basha, zgjohet shumë më herët se ai dhe mbi të gjitha ndryshon nga ai sepse thotë fiks atë që mendon dhe mendon fiks atë që thotë”, tha Rama.
Kryeministri bëri edhe një sqarim për t’i paraprirë çdo keqkuptimi të mundshëm, duke thënë se ajo nuk ka asnjë lidhje me Linda Bashën dhe se aq më te personalisht.
“Për t’i dalë para çdo keqkuptimi apo keqinformimi nuk është tironse, nuk ka lidhje me Linda Bashën, jeton në Durrës, por as nga Durrësi nuk është, kështu që as me mua nuk ka lidhje”, deklaroi Rama.
Keshtu fliste ky puftja edhe per Tahirin ... por na doli trafikant. Dallimi mes Berishes dhe Rames eshte ngjyra se eren njesoj e kane... jashtqitje.
Përgjigju