DURRËS- Një person është gjetur i mbytur në vendin e quajtur "Portoromano", rreth 100 m  në det.

Sipas informacioneve, ka humbur jetën një burrë rreth 30 vjeç, i cili nuk është identifikuar ende.

Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.