Një 33-vjeçar nga lagjia "Uznovë" në Berat rezulton i zhdukur prej 10 ditësh nga banesa e tij dhe që prej asaj dite nuk ka asnjë komunikim me familjen.
Sokol Ago mësohet se ka dalë nga shtëpia e tij mesditën e 18 shkurtit dhe që prej asaj dite familjarët nuk e kanë parë më dhe nuk dinë asgjë për vendndodhjen e tij. Mësohet se mesditën e sotme në Drejtorinë Vendore të Policisë së Beratit ka ardhur nëna e tij, 63-vjeçarja Hajrie Ago,e cila ka denoncuar zhdukjen e djalit dhe ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tij.
Gjatë kryerjes së denoncimit ajo ka dhënë edhe të dhënat fizike të djalit dhe mënyrën e veshjes së tij ditën e largimit nga banesa.33-vjeçari është 1.70 i gjatë, me sy kafe dhe ditën e 18 shkurtit sipas nënës kishte veshur një palë pantallona xhins ngjyrë blu, një xhup të zi lëkure dhe këpucë të zeza, ndërkohë që celularin e kishte lënë në shtëpi.
-
jame sokol ago dolleme ne dubaje me nusene ati policite qe me ka shpallure te ubure gje nusene skame una faje se erlli nusja jote me mua o shefe ti je shefe pere njerzite una jame shefe pere grate e policve
Përgjigju -
una jame me pushime ne dubaje jenim ne terzi po ai polici beerati i ka ike gruaja dhe kame una me vete dhe me ka vene mua si kure kame ubure respekte nga sokol ago
Përgjigju











Komente
Komento