Një 'baby shower' i fshehtë për bebin
e Irinës...nga vjehrra dhe Coope

Një 'baby shower' i fshehtë për bebin<br />e Irinës...nga vjehrra dhe Coope
Modelja Irina Shayk ka organizuar një “baby shower” të fshehtë në Los Angeles për bebin e saj.
 
Mësohet se në këtë party kanë qenë familjarë të miq të çiftit.
 
Por për të organizuar një festë ku nuk mungonte asgjë nuk kanë marrë një agjensi eventesh por janë kujdesur deri në detaje partneri i saj prej dy vitesh, aktori i njohur Bradley Cooper si dhe nëna e tij Gloria.
 
Bradley Cooper ka qenë një ndihmë shumë e madhe për modelen ruse. Burime pranë çiftit, shkruan “Daily Mail”, bëjnë me dije se aktori bukurosh i ka qëndruar shumë afër brunes 31- vjeçare gjatë shtatëzanisë së saj, madje ata thonë se është shndërruar një “doktor” për të.
 
Çifti është prej dy vitesh në një marrëdhënie dhe prej katër muajsh është në pritje të një bebi të bukur.

[gallery]21457[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas