Ishte me COVID dhe tentoi të kalojë kufirin, gjobitet me 7 milion lekë dhe procedohet një 63-vjeçar
Pika e kalimit kufitar në Kakavijë
Një 63-vjeçar nga Vlora është pikasur sot nga autoritetet në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë teksa tentoi të kalojë për në Greqi edhe pse ishte me COVID.
"Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë". Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin M. G, 63 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private.
Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë", thuhet në njoftimin e policisë.
Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve, kur shqiptarët mundohen të kalojnë për në Greqi edhe pse të infektuar me koronavirus.
Të premten, një 65-vjeçar i infektuar me COVID-19 ka tentuar që të kalojë kufirin në Greqi, por ai është pikasur nga autoritet mjekësore në doganë. Për pasojë, edhe ky i fundit është gjobitur me 700 mijë lekë si edhe është venë në hetim.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
8.8%
-
Pak
21.8%
-
Shumë pak
69.4%
Vota total: 3915
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Policia Rrugore bën bilancin/ Shpejtësi tej normave, alkool dhe celular në timon, pezullohen 162 leje drejtimi
16 Shtator, 11:33
-
Shpejtësi tej normave, alkool e celular në timon, Policia e Tiranës gjobit 7 889 shoferë për 1 javë
15 Shtator, 13:59
-
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet me qëllim ekstradimin iraniani në Kakavijë (EMRI)
11 Shtator, 15:09
-
Beleri flet hapur për burgun, Ramën dhe agjendën greke në Shqipëri! Ishte vetëm 22-vjeç kur u kap i armatosur pas sulmit në Peshkëpi
10 Shtator, 19:03
-
Policia Rrugore bën bilancin: Rreth 9 mijë gjoba gjatë një jave, 1.408 në ditë! 28 arrestime dhe procedime penale
8 Shtator, 13:14
-
Fluks lëvizjesh në Kakavijë, në 24 orë kaluan mbi 10 mijë shtetas
24 Gusht, 10:40
-
Mbi 600 gjoba në 10 ditë, Policia e Durrësit bën bilancin: U pezulluan 10 leje drejtimi! Procedohen 20 shoferë
21 Gusht, 15:53
-
U kap bashkë me Laert Haxhiun në Greqi, Interpoli sjell në pranga Firdeus Berberin! Plagosi djalin e biznesmenit në vitin 2022 në Pogradec
21 Gusht, 13:22
-
Me 41 mijë euro të padeklaruara në çantë, 50-vjeçarja kapet duke kaluar në Kakavijë! Vihet në hetim
19 Gusht, 10:50
-
Kakavijë/ I shpallur në kërkim, arrestohet nga policia 56- vjeçari
18 Gusht, 12:21
-
Policia Rrugore bën bilancin, rreth 24 mijë gjoba gjatë një javë, arrestohen 61 shoferë! Pezullohen 168 leje drejtimi
18 Gusht, 09:08
-
Të shpallur në kërkim, arrestohen në Gjirokastër dhe Kakavijë 2 persona
17 Gusht, 14:46