Kalon ligji për studentët e Mjekësisë!Sa është pagesa e një mjeku të ri me 'kontratë për punë të detyrueshme'! Efekti financiar në buxhet (DOKUMENTI)

Kalon ligji për studentët e Mjekësisë!Sa është pagesa e një mjeku të ri me 'kontratë për punë të detyrueshme'! Efekti financiar në buxhet (DOKUMENTI)

Maxhoranca miratoi sot (19 shtator 2024) në kuvend pr/ligjin për studentët e Mjekësisë në Universitetin Publik, sipas të cilit ata duhet të firmosin një kontratë për punë të detyruar në Shqipëri për jo më pak se 3 vite pasi të diplomohen, ose të paguajnë tarifën e plotë të studimit.

Nëse studentët firmosin marrëveshjen atëherë ministria e Shëndetësisë duhet që brenda 3 muajve pas licencimit të punësojë mjekun sipas notës mesatare, pa zhvilluar procedura konkurrimi.

Përgjatë kësaj periudhe mjeku do të ketë të drejtën të trajtohet me 80% të pagës së mjekut të përgjithshëm në kujdesin parësor, për një periudhë jo më të gjatë se ky afat, ose të zgjedhë të punësohet në institucionet shëndetësore jopublike në vend, duke njoftuar ministrinë e Shëndetësisë, si dhe duke ruajtur të drejtën për punësim prioritar brenda periudhës 9 (nëntë) mujore në institucionet shëndetësore publike.

Pra mjekët e rinj që kanë firmosur kontratën mund të paguhen 80%  të pagës së mjekut të përgjithshëm për periudhën 9 mujore,nëse nuk u gjendet një punë në shtet. Nëse gjatë kësaj periudhe ministria nuk i ka gjetur një vend pune atëherë studentit i konsiderohet i mbyllur detyrimi ligjor dhe i lëshohet diploma e studimeve.  

Pr./igji shtrin efektet nga viti i ardhshëm akademik 2025-2026 deri në vitin akademik 2029-2030, pra 4 vite. 

Kjo përkthehet dhe në një efekt financiar në buxhetin e shtetit, e cila është përllogaritur me dy skenare në raportin e komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit ku dhe është diskutuar ky pr/ligj.

Pjese nga Raporti 

Ndikimet ekonomike të parashikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë sa vijon:

Skenari i parë, nëse të gjithë mjekët pranojnë të nënshkruajnë kontratën me Ministrinë e Shëndësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe nuk do të punësohet asnjë në sistemin shëndetësor publik, efekti financiar do të ishte 1540 mjekë me pagë sa 80% e pagës së mjekut të përgjithshëm në Kujdesin Parësor x 9 muaj paga e mjekut të familjes aktualisht 105,500 lekë/ muaj, pa përfshirë vjetërsinë në punë.

Me VKM-në e re të pagave që pritet të miratohet, paga e mjekut të familjes shkon 124,000 lekë/ muaj, pa përfshirë vjetërsinë në punë, 80% e të cilës kap vlerën 99,200 lekë.

Efekti për 5 vitet e ardhshme parashikohet në shumën prej 1,374,912,000 lekë/ i ndarë në pesë vite sa vijon.

- Për mjekët që kanë filluar studimet në vitin akademik 2019-2020 dhe që pritet të përfundojnë ciklin e plotë të studimeve në vitin 2024, nëse nuk punësohen brenda periudhës 9-mujore, parashikohet që për këtë periudhë të përfitojnë 80% të pagës mesatare të mjekut të familjes 124,000 lekë, për muaj 99.200/muaj x 260 mjekë x 9 muaj = 232,128,000 lekë.

- Për mjekët që kanë filluar studimet në vitin akademik 2020-2021 dhe që përfundojnë ciklin e plotë të studimeve në vitin 2025, nëse nuk punësohen brenda periudhës 9-mujore, parashikohet që për këtë periudhë të përfitojnë 80% të pagës mesatare të mjekut të familjes 124,000 lekë, për muaj 99.200/muaj x 260 mjekë x 9 muaj = 232,128,000 lekë. Për mjekët që kanë filluar studimet në vitin akademik 2021-2022 dhe që përfundojnë ciklin e plotë të studimeve në vitin 2026, nëse nuk punësohen brenda periudhës 9-mujore, parashikohet që për këtë periudhë të përfitojnë 80% të pagës mesatare të mjekut të familjes 124,000 lekë, për muaj 99.200/muaj x 260 mjekë x 9 muaj = 232,128,000 lekë

- Për mjekët që kanë filluar studimet në vitin akademik 2022-2023 dhe që përfundojnë ciklin e plotë të studimeve në vitin 2027, nëse nuk punësohen brenda periudhës 9-mujore, parashikohet që për këtë periudhë të përfitojnë 80% të pagës mesatare të mjekut të familjes 124,000 lekë, për muaj 99.200/muaj x 360 mjekë x 9 muaj = 321,408,000 lekë. Për mjekët që kanë filluar studimet në vitin akademik 2023-2024 dhe që përfundojnë ciklin e plotë të studimeve në vitin 2028, nëse nuk punësohen brenda periudhës 9-mujore, parashikohet që për këtë periudhë të përfitojnë 80% të pagës mesatare të mjekut të familjes 124,000 lekë, për muaj 99.200/muaj x 360 mjekë x 9 muaj = 357,120,000 lekë

Skenari i dytë dhe më i mundshëm, aktualisht vetëm në shërbimin e kujdesit parësor ka 250 vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm dhe 111 të tjera me shtyrje pensioni.

Deri në vitin 2029 pritet të mbushin moshën për pension edhe 204 mjekë të tjerë, pra për periudhë 2024-2029 sistemi publik shëndetësor ka nevojë për të paktën 565 mjekë të përgjithshëm.

Nëse do të llogaritet efekti financiar për periudhën nga momenti i licencimit deri në fillimin e marrëdhënieve të punës maksimalisht 2-3 muaj, efektet financiare të parashikuara do të jenë 1540 mjekë me pagë 99,200 lekë /muaji x 3muaj=305,536,000 lekë/ i ndarë në 5 vite.

Për mjekët që kanë filluar studimet në vitin akademik 2019-2020 dhe që pritet të përfundojnë ciklin e plotë të studimeve në vitin 2024, nëse nuk punësohen brenda periudhës 3-mujore, parashikohet që për këtë periudhë të përfitojnë 80% të pagës mesatare të mjekut të familjes 124,000 lekë, për muaj 99.200/muaj x 260 mjekë x 2 muaj = 51,584,000 lekë.

Për mjekët që kanë filluar studimet në vitin akademik 2020-2021 dhe që përfundojnë ciklin e plotë të studimeve në vitin 2025, nëse nuk punësohen brenda periudhës 3-mujore, parashikohet që për këtë periudhë të përfitojnë 80% të pagës mesatare të mjekut të familjes 124,000 lekë, për muaj 99.200/muaj x 260 mjekë x 2 muaj = 51,584,000 lekë.

Për mjekët që kanë filluar studimet në vitin akademik 2021-2022 dhe që përfundojnë ciklin e plotë të studimeve në vitin 2026, nëse nuk punësohen brenda periudhës 3-mujore, parashikohet që për këtë periudhë të përfitojnë 80% të pagës mesatare të mjekut të familjes 124,000 lekë, për muaj 99.200/muaj x 260 mjekë x 2 muaj = 51,584,000 lekë.

Për mjekët që kanë filluar studimet në vitin akademik 2022-2023 dhe që përfundojnë ciklin e plotë të studimeve në vitin 2027, nëse nuk punësohen brenda periudhës 3-mujore, parashikohet që për këtë periudhë të përfitojnë 80% të pagës mesatare të mjekut të familjes 124,000 lekë, për muaj 99.200/muaj x 360 mjekë x 3 muaj = 71,424,000 lekë. Për mjekët që kanë filluar studimet në vitin akademik 2023-2024 dhe që përfundojnë ciklin e plotë të studimeve në vitin 2028, nëse nuk punësohen brenda periudhës 3-mujore, parashikohet që për këtë periudhë të përfitojnë 80% të pagës mesatare të mjekut të familjes 124,000 lekë, për muaj 99.200/muaj x 360 mjekë x 2 muaj = 79,360,000 lekë.

Kostot financiare që shoqërojnë ndryshimet e parashikuara në projektligj, do të konsiderohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’u përfshirë brenda tavaneve buxhetore gjatë procesit të përgatitjes së PBA 2025-2027, faza e dytë, për hartimin e projektbuxhetit të periudhës afatmesme 2025-2027.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë