6-vjeçari i ‘vetmuar’ përfundon në fluturimin e gabuar si në 'Home Alone'

6-vjeçari i ‘vetmuar’ përfundon në fluturimin e gabuar si në 'Home Alone'

Një djalë 6-vjeçar u fut në aeroplanin e gabuar pasi një kompani ajrore bëri një gabim të madh. Ajo që Casper i vogël përjetoi, të kujtonte historinë e "Home Alone", filmi i vitit 1992 në të cilin Kevin, ndahet nga prindërit e tij dhe përfundon në një aeroplan që shkon në Nju Jork në vend të Floridës.

Në rastin e Casper, fëmija do të duhej të largohej nga Filadelfia, i vetëm, duke shkuar në Fort Myers, Florida, për të shkuar te gjyshja e tij. Ishte udhëtimi i parë me avion i Casper. Gjyshja e tij po e priste në Fort Myers, por kur nuk e pa, pyeti kompaninë Spirit Airlines se ku ishte fëmija. Fillimisht stafi nuk ishte në gjendje të shpjegonte se çfarë kishte ndodhur, më pas i shpjeguan se fëmija ndoshta nuk kishte pasur kohë të hipte, por gjyshja u përgjigj se nuk ishte e mundur sepse kishte gjurmuar nipin e saj dhe kishte konfirmim se fëmija ishte regjistruar në aeroport.

“Ishin momentet më të këqija të jetës sime”, tha gruaja për mediat lokale. Për fat, pas disa orësh ajo mori një telefonatë nga Casper. Nipi i saj i tha se kishte zbritur por në aeroportin e gabuar, në Orlando, katër orë e më shumë se 200 kilometra larg. Kompania kërkoi falje dhe ofroi rimbursim për fluturimin. Casper përfundimisht arriti në destinacionin e tij dhe u ribashkua me gjyshen e tij në kohë për të kaluar Krishtlindjet. Disa thonë se familja mund të padisë kompaninë./ La Repubblica

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Superliga/ Kukësi 'merr me vete' Erzenin në Kategorinë e Parë, fitojnë Partizani e Vllaznia! Tirana bie edhe në Laç, final-four një mirazh

Superliga/ Kukësi 'merr me vete' Erzenin në Kategorinë e Parë, fitojnë Partizani e Vllaznia! Tirana bie edhe në Laç, final-four një mirazh