Shpëtuesit janë në kërkim të qindra emigrantëve në Mesdhe pasi një barkë u përmbyt në brigjet e Libisë. Disa raporte thonë se në bord ishin rreth 700 persona, duke bërë që ngarkesa të ishte më e madhe sesa kapaciteti.
Katër anije dhe tre helikopterë janë përfshirë në operacionin e shpëtimit. Një zëdhënës i Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin thotë se deri tani 100 njerëz janë nxjerr nga uji.
Marina e Irlandës i ka thënë BBC-së se një prej anijeve të saj është përfshirë në operacionin e shpëtimit, por ka dyshime se mund të ketë shumë të mbytur”.
Më shumë se 2 mijë emigrantë kanë humbur jetën gjatë vitit 2015 në përpjekje për të kaluar Mesdheun në drejtim të Evropës.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Katër anije dhe tre helikopterë janë përfshirë në operacionin e shpëtimit. Një zëdhënës i Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin thotë se deri tani 100 njerëz janë nxjerr nga uji.
Marina e Irlandës i ka thënë BBC-së se një prej anijeve të saj është përfshirë në operacionin e shpëtimit, por ka dyshime se mund të ketë shumë të mbytur”.
Më shumë se 2 mijë emigrantë kanë humbur jetën gjatë vitit 2015 në përpjekje për të kaluar Mesdheun në drejtim të Evropës.Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)






