Një apologji serioze për Lapsin
Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe Armand Shkullaku
Top Channel kishte publikuar dje një lajm për Edi Ramën, se është një ndër politikanët më të ndjekur në rrjetet sociale, në Europë.
Një lajm normal dhe më shumë për rubrikën “Lifestyle”, por që për shkak të mungesës së lajmeve, si fillim viti që është, e ka publikuar edhe TemA, Shqiptarja.com dhe disa media të tjera, në faqen kryesore.
Kaq është dashur, që media e vetme e pavarur në vend, Lapsi.al i Shkullakut dhe Bushatit, të na qendisë një fletërrufe si fillim viti që është, duke na cilësuar si media të “Rilindjes”, që e paskemi shpallur Edi Ramën si “fanar ndriçues”. Nuk është ndaluar me kaq, po na ka cilësuar edhe lakej.
Nuk e dimë nga buron ky mllef, se vetëm Sali Berisha dhe Lapsi.al e kanë nisur vitin me mallkime e fyerje, por duhet ta kuptojnë se nuk është e lehtë të jenë të gjithë aq të pastër kristal sa ata.
Por nuk është faji jonë që nuk është Lulzim Basha apo Ilir Meta, një ndër politikanët më të ndjekur në rrjetet sociale (edhe pse kjo gjë nuk është ndonjë arritje e madhe, kështu që Lapsi.al nuk ka pse revoltohet kaq shumë).
Megjithatë bëjmë apologji të thellë për publikimin e këtij lajmi të pavend dhe i kërkojmë falje Lapsi.al, duke marrë zotim se nga sot e tyre do të ndjekim rrugën e tyre për të qenë thellësisht të pavarur dhe për të botuar vetëm lajme për Lulzim Bashën, Ilir Metën, Monika Kryemadhin e Petrit Vasilin, se si do ta ndryshojnë Shqipërinë ata kur të vijnë prapë në pushtet, pasi të largohet “kuçedra” Edi Rama.
Ashtu siç e ka thënë edhe vetë Shkullaku, në “Çadrën e lirisë” së Lulzim Bashës./TemA
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
12.2%
-
Pak
14.6%
-
Aspak
73.2%
Vota total: 41
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
Mero Baze: Mënyra se si Berisha pret përfitime nga Trumpi është fundi i SHBA-ve në Shqipëri
24 Janar, 08:43
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
'Po talleni me njerëzit, 700 kW janë pak', Rama iu përgjigjet komentuesve: Ulëm çmimin e energjisë si askush rrotull nesh! Kush fiton pak, paguan më pak
23 Janar, 11:50
-
Muzeu Etnografik i Krujës, tradita kulturore përjetësohet me anë të teknologjisë VR
23 Janar, 08:40
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
Davos/ Rama e Zelensky firmosin marrëveshjen 10-vjeçare në fushën e mbrojtjes! Portet të mbyllura për anijet ruse deri kur të vihet paqja e drejtë
22 Janar, 14:34
-
Eduard Zaloshnja: 46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik
22 Janar, 11:05
pfff se kuptoni sa te neveritshem jeni. ju mediat e rilindjes do ta coni ne fund te pusit edi ramen, por kur ta kuptojw ai do kete pwrfundiar si pararendesit e tij nano e berisha te cilet ishni po te njejtat makinacione qe i cuan ne disfate
PërgjigjuO “Dadi” i Shkullakut,po ti nuk e kupton sa i neveritshëm bëhesh kur lëpin me zell Sal-Lulush-KryeMetën? Në fund të fundit ky është një lajm i vërtetë(sado i pakëndshëm për ty),jo një fake news si ato që publikojnë me shumicë baballarët e tu shpirtërorë...