FAKE NEWS/Një audio në italisht shpërthen panikun në Durrës, por është false  

FAKE NEWS/Një audio në italisht shpërthen panikun në Durrës, por është false  

Një audio-fake në italisht, që qarkullon në whatsup dhe në mediat sociale po shkakton alarm në Durrës. Zëri i një burri që flet italishte të përsosur i bën të ditur një personi imagjinar i cili banon në Durrës se duhet të largohet nga katet e sipërme të banesave, pasi, “sipas ushtarakëve”, një tjetër tërmet “gjatë natës” mund të shkaktojë ne Durres shumë dëme “për shkak të shiut”.

Audioja qarkullon që nga dita e djeshme dhe parashikimi-fake i referohej natës së mbrëmshme, gjatë së cilës nuk u regjistrua asnjë tërmet i fuqishëm. Por lajmi u shpërnda vetëm sot dhe, ndonëse ishte “i skaduar”, sikurse ndodh në të tilla raste po shpërndahet në mënyrë virale, duke shpërthyer një alarm krejtësisht pa baza.

Në pamje shihen qindra makina që largohen nga Durrësi, duke shkaktuar bllokime në autostradë, duke u larguar nga një rrezik krejtësisht i sajuar.

Lajmi është “fake” dhe duket nga shumë elemente: mbi të gjitha, ushtarakët në asnjë vend, aq më pak italianët, nuk merren me tërmete, që janë kompetencë ekskluzive e sizmologëve. Dhe pastaj, shiu nuk ka asnjë efekt mbi ndodhjen e tërmeteve, madje shpesh para apo mbas tërmeteve bien shira të dendur e kjo nuk ndryshon asgjë. Në audion-fake të regjistruar nga ndonjë idiot për shaka, i referohen edhe lajmit, të vërtetë, që për shkak të tërmetit, toka në Durrës është ngritur 10 centimetra. Por ky është një fenomen natyror, që ndodh saktësisht gjatë çdo tërmeti dhe nuk tregon në asnjë mënyrë se do të pasojnë lëkundje të tjera.      

Të gjithë ekspertët italianë e shqiptarë konfirmojnë se lëkundja kryesore e 26 nëntorit do të pasohet nga të tjera lëkundje, por të gjitha me fuqi më të vogël dhe se, pra, rreziku kryesor ka kaluar. Kështu, thirrja për popullatën është t‘i injorojë këto lajme të rreme dhe të kthehet nëpër shtëpi, me përjashtim të atyre, shtëpia e të cilëve është shpallur e pabanueshme.   

xy//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën