Audio-fake që përhapi panik në Durrës për tërmet, ambasada italiane: Mos u besoni!

Audio-fake që përhapi panik në Durrës për tërmet, ambasada italiane: Mos u besoni!

Ambasada Italiane në Tiranë ka reaguar pas audio-fake që u përhap në rrjetet sociale duke shkaktuar alarm në Durrës. Ambasada thotë se në lidhje me tërmetin në Shqipëri referimi duhet të bëhet vetëm te autoritetet shqiptare dhe selia diplomatike italiane në Tiranë duke u kërkuar qytetarëve që të mos marrin si të vërtetë lajmin që po qarkullon në rrjetet sociale. Por cfarë është kjo audio?

Në një audio që u përhap në rrjetet sociale dëgjohet zëri i një burri që flet italisht dhe i bën të ditur një personi imagjinar i cili banon në Durrës se duhet të largohet nga katet e sipërme të banesave, pasi, “sipas ushtarakëve”, një tjetër tërmet “gjatë natës” mund të shkaktojë në Durrës shumë dëme “për shkak të shiut”.

Audioja qarkullon që nga dita e djeshme dhe parashikimi-fake i referohej natës së mbrëmshme, gjatë së cilës nuk u regjistrua asnjë tërmet i fuqishëm. Por lajmi u shpërnda vetëm sot dhe, ndonëse ishte “i skaduar”, sikurse ndodh në të tilla raste po shpërndahet në mënyrë virale, duke shpërthyer një alarm krejtësisht pa baza, të cilin e rrëzoi edhe ambasada italiane.

Reagimi i ambasades italiane ne Tirane

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen