Përplaset autobusi me targa shqiptare në Kroaci, vdes shqiptari, pjesë e Komandos së Forcave Ajrore! Mjeti i anuar djathtas në mes të dëborës, 7 të plagosur (FOTO)

Përplaset autobusi me targa shqiptare në Kroaci, vdes shqiptari, pjesë e Komandos së Forcave Ajrore! Mjeti i anuar djathtas në mes të dëborës, 7 të plagosur (FOTO)

Viktima dhe foto nga vendngjarja

Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar rëndë në Kroaci, në rrugën kombëtare atje Split-Zagreb. Për pasojë ka humbur jetën shqiptari Gazmir Korbi ndërsa 7 të tjerë janë plagosur. Siç shihet edhe në foto autobusi është anuar në të djathtë, ndërkohë që reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin. Aksidenti ka ndodhur në orën 23:43.

Ka ndërruar jetë 41 vjeçari Gazmir Korbi, një prej oficerëve të Komandos së forcave ajrore i cili ishte duke i dhënë autobusit. Shoferi tjetër Adem Rexha është lënduar rëndë dhe është transportuar në spitalin e Karllovacit. Ndërkohë që shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit u transportuan në spitalet në Ogulin dhe Karlovac.  Armand Shaba dhe Ylli Muça janë dy prej të plagosurve të identifikuar. Sipas policisë, në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 8 pasagjerë dhe 2 shoferët.

Shkak për aksidentin është bërë moti i keq dhe rrugët e mbuluara nga bora në Kroaci. Drejtori i spitalit ku janë shtruar disa nga të plagosurit ka deklaruar se një grua e moshuar shqiptare është në gjendje kritike për jetën, duke theksuar se gjithsej janë 4 persona në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 112-të të autostradës nga Spliti në Zagreb, jo shumë larg Otoçacit. Autostrada fillimisht ishte mbyllur në të dy drejtimet, ndërsa mëngjesin e sotëm është hapur për qarkullim njëra korsi e autostradës në drejtim të Zagrebit. Shpejtësia e kufizuar është 40. Në drejtim të Splitit, autostrada tashmë është plotësisht e hapur për qarkullim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:33
Vdiq në aksidentin në Kroaci, Niko Peleshi: Lajm i dhimbshëm, s’mundi t’u kthehej kolegëve në Komandën e Forcës Ajrore (FOTO)

1677440010_33373507213900586084771032303683639075756986n.jpg

Gazmir Korbi, i cili u nda nga jeta tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në Kroaci ishte pjesë e komandës së Forcës Ajrore. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili ndau ngushëllimet për viktimën.

“I dhimbshëm lajmi i ndarjes nga jeta të Gazmir Korbit, në aksidentin e ndodhur në Kroaci. Ai nuk mundi të kthehej më mes kolegëve të tij në kompaninë e mbështetjes në Komandën e Forcës Ajrore pas lejes së zakonshme.  Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe dhe të parakohshme!”- shkroi Peleshi teska ndan edhe foton.

Ora 14:54
Aksidenti në Kroaci ku vdiq një shqiptar, Begaj: Ngushëllime familjarëve, po ndjekim me shqetësim ngjarjen

1676485472_Screenshot2.jpg

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjarëve të shqiptarit, Gazmir Korbi i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të autobuzit në Kroaci.

Në reagimin e bërë, Begaj shprehet se po e ndjek me shqetësim ngjarjen ku kanë mbetur të plagosur edhe disa shtetas të tjerë shqiptarë. Ai siguron familjarët e të lënduarve se po e ndjek situatën në mënyrë të vazhdueshme duke komunikuar me ambasadorin shqiptar në Kroaci.

Ora 14:31
Autobusi shqiptar përmbys në rrugët e Kroacisë, drejtori i spitalit: Një grua e moshuar në rrezik për jetën

Një grua e moshuar është në rrezik për jetën në spitalin kroat pas aksidentit të rëndë të autobusit me targa shqiptare. Drejtori i spitalit Ogulin, Davor Vukelja ka bërë me dije se se një paciente e moshuar është në rrezik për jetën dhe prognoza për gjendjen e saj është e rëndë.

Të rënda janë edhe lëndimet e dy pasagjerëve, të cilët ndodhen në repartin e kirurgjisë, por gjendja e tyre është më e mirë, ndërsa personi i katërt që po trajtohet prej tyre është një grua më e re, e cila ka pësuar lëndime të lehta.

"Kemi pranuar katër pacientë, tre prej tyre në gjendje të rëndë, një person i plagosur lehtë. Nga tre të plagosurit rëndë, një person, një e moshuar është në gjendje kritike për jetën, do të shohim se çfarë do të ndodhë në orët në vijim. Një tjetër person ndodhet në reanimacion, ndërsa dy të tjerët në repartin kirurgjik për vëzhgim. Ata po shërohen mirë," tha Vukelja.

Nga aksidenti në spitalin e Karllovacit janë pesë pacientë, të gjithë janë stabil. Siç ka thënë, drejtoresha e spitalit Ivana Kovaçiç, gjatë vizitës së mëngjesit është konstatuar se gjendja e askujt nuk është përkeqësuar. Të pesë janë shtetas shqiptarë, të gjithë mbi 50 vjeç.

"Tre kanë lëndime të rënda fizike, njëri prej tyre pak më i rëndë, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën, nuk ka pasur nevojë për monitorim intensiv. Në repart ndodhen edhe dy persona me lëndime të lehta. Të gjithë janë të moshës së mesme," tha Kovaçiç.

Aksidenti i autobusit shqiptar në Kroaci ka lënë 1 të vdekur dhe 9 persona të plagosur. Index.hr shkruan se

 

Ora 13:28
Aksidenti i rëndë në Kroaci, mësohet emri i viktimës! Ja disa prej të plagosurve

Gazmir Korbi është 41-vjeçari i cili ka humbur jetën në aksidentin tragjik që ndodhi mesnatën e kaluar në një autostradë të Kroacisë. Mësohet se ai ka qenë shoferi i dytë i autobusit. 

Ndërkohë që Adem Rexha, Armand Shaba dhe Ylli Muça janë mes të plagosurve.

Ora 12:05
VIDEO/ Pamjet brenda autobusit të aksidentit të frikshëm, ku mbeti i vdekur një 41-vjeçar shqiptar

 

Këto janë pamje të publikuara nga mediat kroate, të autobusit me targa shqiptare të aksidentit të rëndë të ndodhur në Kroaci ku mbeti i vdekur një 41-vjeçar dhe u plagos rëndë shoferi, 58-vjeç.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Askushi: 27/02/2023 06:43

    Ja si e katandisen ushtrin dhe forcen ajrore,detyrohen ushtaraket te bejn pune te dyta per te mbajtur familjen. Ngushellime familjes

    Përgjigju
    • Lala: 27/02/2023 08:59

      Ushtria ka kohe QE eshte katansdis per faqe te zeze.por dypunesimi nuk lejohet akoma.

  • jani: 26/02/2023 23:52

    ORE A JENI NE VETE,,,,PSE UDHETONI NE MES TE DIMRIT NE EUROPE,,,RINI ORE NE SHTEPI DHE FILLONI TE UDHETONI NE FUND TE MARSIT,,,DHE MUNDESISHT ME AVIONE....ME KETA SHOFERE PA TRU DHE EKSPERIENCE ,,JETA JUAJ ESHTE NE FIJE TE PERIT....I MORI JETEN MASKARAI NJE DJALI TE RI ,,TE KALBET NE BURG,,DHE KUR TE DALE TE MOS DREJTOJE ME MAKINE PERJETE....KESHTU E KA LIGJIN PER KETO RASTE AMERIKA,,,NGUSHELLIME FAMILJES....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur