Një baba single adopton një fëmijë me sindromën down, të refuzuar nga shume çifte

Një baba single adopton një fëmijë me sindromën down, të refuzuar nga shume çifte

Luka dhe vajza e tij e adoptuar, Alba

Më 27 korrik, një 40-vjeçar italian do të njihej me atë që ai do ta konsideronte fëmijën e tij. Një fëmijë ndryshe, por për Luka Trapanesen aftësitë e kufizuara nuk e zvogëlojnë aspak bukurinë e saj rrezëllitëse.

 “Vajza e cila ishte braktisur në spital menjëherë pas lindjes, ishte refuzuar nga shtatë familje që kërkonin të adoptonin një fëmijë. Më pas gjykata zgjodhi Lukën për të, një napoletan që kishte kërkuar të bëhej një baba pa vendosur kurrfarë kërkesash”, shkruan “Indipendenza”, duke shtuar se Luka dëshironte në veçanti që të ishte ati i një të mituri me aftësi të kufizuar ose viktimë e dhunës.

Ky vendim i Lukës ka ardhur për një sërë arsyesh të forta, që ai tashmë i ka treguar në një libër të shkruajtur së bashku me Luka Merkadanten, që titullohet “Natta per me” (Lindur për mua).

I pyetur për historinë e tij, Luka është shprehur se nuk ka patur aspak frikë që të adoptonte një fëmijë me aftësi të kufizuara. "E konsideroj një ide të pjekur që u mor në të kaluarën me partnerin tim Eduardo, nga i cili më pas u ndava. Në të vërtetë menduam së pari të përdornim një nënë surrogate, por më pas menduam se përse të mos i jepnim një mundësi një fëmije të këtillë. Kam punuar vullnetarisht që nga mosha 14 vjeç dhe momentalisht punoj me njerëz me aftësi të kufizuara, kështu që mendova se i përmbushja kriteret për të marrë një vendim të tillë. Pas ndarjes nga partneri im, ishte një ide që gjithnjë e më shumë po mbizotëronte në mua dhe kështu unë bëra një kërkesë në një regjistër të veçantë që lejon adoptimin nga një person i vetëm", tregon Luka për median italiane. 

Luka Trapanese themeloi në Napoli shoqatën "Freewheling" e cila merret me "Down Boys" dhe më pas La casa di Matteo,që është krijuar në shërbim të fëmijëve të sëmurë. Por jo vetëm kaq, Luka ka krijuar në Marzano Appio tri banesa, fermë, bletari dhe shumë aktivitete të tjera për integrimin e personave me aftësi të kufizuara në aktivitetet e përditshmërisë. Pra Luka nuk është një individ që e kthen fytyrën në anën tjetër kur takon një person që është ndryshe nga shumica.

Luka shprehet për "Indipendenza"  se ai ndihet mjaft krenar për Alban, pasi është një fëmijë shumë i dashur. Ai thotë se mungesa e një nëne nuk do të jetë një problem, pasi Alba do të jetë e lumtur sikurse është ai me të. Për t'u kujdesuar për Albën ai i referohet shumë personave, ndër të cilat gjenden edhe dy gjyshet e saja. Ai rrëfen se Alba ka dy gjyshe, pasi disa kohë më parë u adoptua ligjërisht nga një zonjë e cila kishte edhe një djalë me aftësi të kufizuara, pasi dëshironte që ai të kujdesej për të kur ajo të ishte vetëm.

Që nga momenti kur Luka e mori në krah Albën, ai shprehet se është ndjerë i përgatitur. "E dija që fëmijët me aftësi të kufizuara janë zakonisht të lumtur, të gëzuar, të gjallë, pozitivë. Ata shpesh flasin me veten dhe sot ata nuk janë më "mongoloidë";  ata punojnë, bëjnë terapinë e të folurit, ata janë psikomotor, ata kanë potencial për t'u zhvilluar", thotë Luka, duke shtuar se shpreson që e ardhmja e së bijës të jetë me të vërtetë e bukur. "Ajo mund të punojë sikurse unë me shoqërinë, por kush mund ta dijë, ajo mund të bëjë një mijë gjëra të tjera. Asaj i pëlqen momentalisht të këndojë dhe kërcejë", tregon 40-vjecari, duke theksuar se do ta mbështesë në cdo nismë që ajo do të ndërmarrë.

Në përfundim të intervistës së tij, i pyetur për gjetjen e një partneri të ri, Luka përgjigjet pa hezituar se "ai do të jetë i duhuri, pasi do të gjejë një paketë të plotë".

Lu

Luka teksa ushqen vajzën e adoptuar, Albën 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend