Një bashkëpunëtor i Berlusconit dënohet për nxitje të prostitucionit

/ATSH-AFP/ - Ish-sipërmarrësi italian, Gianpaolo Tarantini u dënua sot nga Gjykata e Barit me shtatë vite e 10 muaj burg për nxitje të prostitucionit pasi ai kishte paguar vajza të mitura për të bërë më të gëzueshme mbrëmjet e Silvio Berlusconit.
Disa prej të bashkë të pandehurve të tjerë duke përfshirë dhe Sabrina Beganovic, konsideruar si organizatorja e mbrëmjeve të ish-kryeministrit italian, u dënuan me nga 16 muaj heqje lirie, sipas verdiktit të lexuar nga drejtuesi i Gjykatës, Luigi Forleo.
Ky vendim i shkallës së parë me shumë gjasa do të bëhet objekt i një apelimi nga avokatët e të dënuarve.
Kjo çështje u zbulua në qershor të vitit 2009, kur Patrizia D'Addario tregon me detaje një natë të zjarrtë, në nëntor të vitit 2008, me Silvio Berlusconin.
Biznesmeni Giampaolo Tarantini akuzohet se siguronte prostituta për Bersluconin, si një mënyrë për të rënë në sytë e kryeministrit dhe për të fituar më pas kontrata të majme publike.
Sipas prokurorisë 26 vajza kanë marrë pjesë në këto mbrëmje, për të cilat ishin paguar nga Tarantini, por merrnin gjithashtu dhurata nga Berlusconi.

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate