Në një fjalim në Universitetin Charles të Pragës, një nga universitetet më të vjetra të Evropës, kancelari gjerman Olaf Scholz diskutoi rreth ndryshimeve politike që janë të nevojshme për Bashkimin Evropian me qëllim forcimin e e unionit.
Scholz tha se dëshiron të forcojë Bashkimin Evropian me reforma të gjera dhe ta bëjë atë të përshtatshëm për zgjerim. Ai bëri thirrje për procese më të thjeshta vendimmarrjeje, një ‘sistem azili rezistent’ ndaj krizës dhe bashkëpunim më të ngushtë në fushat e armatimit dhe mbrojtjes.
Scholz bëri të ditur se dëshiron të ndërtojë një sistem të ri të mbrojtjes ajrore së bashku me fqinjët evropianë.
Kancelari gjerman tha gjatë fljalimit rreth zgjerimit e BE-së për të përfshirë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.
“Një BE me 30 ose 36 shtete anëtare do të duket ndryshe nga Bashkimi i sotëm”, theksoi Scholz, duke shtuar se Evropa po lëvizte “drejt lindjes”, tha Scholz.
Scholz po ashtu siguroi Ukrainën se do të vazhdojë mbështetjen ndaj saj dhe për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Ai njoftoi një konferencë rindërtimi në Berlin për 25 tetor dhe bëri thirrje gjithashtu për një koordinim më të mirë të ndihmës mbrojtëse për Kievin.