Trafiku ajror u ndërpre midis orës 07:45 dhe 08:48 GMT, sipas një komunikate të aeroportit, kohë e nevojshme për shpërthimin e bombës.
Shtatë udhëtime, dy nisje dhe pesë mbërritje u anuluan dhe 34 fluturime të tjera i spostuan oraret, njoftoi zëdhënësi i aeroportit, Christian Hinkel, cituar nga agjencia e lajmeve DPA.
Pajisja e cila peshonte rreth 125 kilogramë u identifikua mbrëmjen e së dielës gjatë një operacioni kërkimi pranë pistës së aeroportit.
Bomba ishte e pajisur me një detonator me acid që kërkonte një proces klasik çaktivizimi mjaft të rrezikshëm. Autoritetet vendosën për shpërthim të kontrolluar të pajisjes që u krye rreth orës 08:45 GMT, referuar komunikatës së aeroportit.