Prej dy ditësh në SPAK nga ministri Bledi Çuci e dorëzuar një kërkesë për kryerje hetimesh në lidhje me deklaratën e Bashës se një bos kokaine ka blerë një kat ne kullën më të madhe në Tiranë. SPAK është pyetur nga Report Tv dhe ka konfirmua marrjen e kërkesës dhe nisjen e nje verifikimi.

“Deklarata e bërë nga ana e z. Basha është deklaratë publike shumë e rëndë, e cila cënon besimin e publikut tek institucionet tona. Referuar legjislacionit në fuqi, përcaktohet se veprat penale të pretenduara në këtë deklaratë, janë pjesë e kompetencës lëndore të institucionit që Ju drejtoni.  Në cilësinë e Ministrit të Brendshëm, si dhe në kuadër të misionit tonë të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar, më lejoni të përcjell kërkesën për verifikimin e kësaj deklarate dhe zbardhjen e plotë të çështjes. Mbetem shpresëplotë se do të ndërmerrni hapat e nevojshëm për zbardhjen e kësaj çështje, për të përmbushur misionin tonë të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe për të qenë transparent me publikun dhe partnerët tanë”, thuhet ndër të tjera në letrën e ministrit Çuçi për Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit. 

Në seancën e kaluar plenare, të enjten e 28 tetorit, Lulzim Basha, mes debatesh të forta me kryeministrin Rama ka bërë një deklaratë që tërhoqi vëmendjen e opinionit publik.

Duke iu drejtuar Ramës, Basha tha se një bos kokaine kokaine ka rezervuar çfarë kati në ndërtesën më të lartë në Shqipëri, në kryeqytet, dhe aludoi se Kryeministrit këtë ia kanë thënë edhe ndërkombëtarët.

"Ajo që bëni ju ka lidhje vetëm me babëzinë për para dhe pushtet që ju ka zënë sytë. Kjo babëzi nuk ju pengoi ta ngrini kullën 50 kate me të gjithë bosët e kokainës. Mbase ta thonë se kush bos kokaine ka rezervuar çfarë kati në ndërtesën më të lartë në Shqipëri. Ti që na flet ne për shijen, për bukurinë, neve PD-së që na kanë quajtur si Partia më e bukur e lindjes, na flet që të mbajmë hundën me dorë. Sigurisht që do ta mbajmë hundën me dorë sepse kishe një gropë aty dhe 11 vite kryetar bashkie nuk e mbylle", tha Basha.

Nëse SPAK do të japë një çështje në lidhje me këtë kërkesë atëherë Lulzim Basha do të duhet të paraqitej në Prokurorinë e Posaçme për të dytën herë pasi në rastin e 3 milionë euro të fshehura në makinat Tayota Yaris. Sigurisht që ai do të duhet të japë dëshminë e tij në lidhje me këtë deklaratë të fortë që bëri në sallën e Kuvendit.

Kujtojmë se sipas nenit 73 pika 1 e Kushtetutës thuhet se deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe për votat e dhëna prej tij dhe se kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes. Nëse do të konsiderohet si e tillë kjo pritet të qartësohet në të ardhmen.

Lajm në përditësim...

Deklarata e Bashes në parlament