Fati i ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës është metafora e frikshme e përmbysjes së sistemit të drejtësisë. Pakkush e kishte menduar apo parashikuar se rrokullisja e individit që ishte ngjitur rrufeshëm shumë lart, do të ishte kaq e thellë. Kaq e shpejtë. Dhe për momentin, me shumë gjasa, edhe jo përfundimtare. Dhe me shumë gjasa, më e keqja ende nuk ka ardhur.
Vendimi për sekuestro i disa prej pronave të paluajtshme të tij, të dyshuara si produkt i veprave kriminale, është një hap domethënës, por jo i fundit për fatin e individit që ka drejtuar zyrën e prokurorit të përgjithshëm për pesë vjet.
Në këtë rast nuk flitet për një fat individi. Dhe as për një dramë njerëzore nga ato që përmblidhen në togfjalëshin e famshëm të “shpikur” nga Balzaku që përmbledh dy skaje: shkëlqimin dhe rënien. Eshtë shumë më shumë, për fat të keq. Eshtë simboli dhe parathënia e asaj që do të ndodhë edhe më pas. I përmbysjes përfundimtare të gjithë asaj “polifotoje” njerëzore që është krijuar në pothuaj tre dekada pluralizëm. Fillimisht në drejtësi.
Bashkë me rrënimin total të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj së Lartë, mohimi I trashëgimisë së deri djeshme është fruti i hidhur I reformës në drejtësi.
Dimensioni I dukshëm i keqfunksionimit të njërit prej pushteteve kryesorë kushtetuesë në vend është në të njëjtën kohë dhe dëshmia e tërthortë e defekteve që kanë pasur, kanë e do të kenë dy pushtetet e tjera në vend, legjislativi dhe ekzekutivi. Pa lënë pas dhe pa harruar edhe pushtetin mediatik.
Tre dekada mbas përmbysjes së komunizmit, Shqipëria është ende një vend që nuk ka ndërtuar demokracinë funksionale sipas standarteve evropiane. Që nisin që me zgjedhjet dhe transferimin e pushtetit nga qytetari tek një grusht njerëzish për katër vjet e duke vazhduar me ligjin që mbron dhe ndëshkon në mënyrë të barabartë edhe të pasurin, edhe të varfërin, edhe të majtin, edhe të djathtin, edhe burrin, edhe gruan.
Rrugëtimi i vendit nga dhjetori tashmë shumë i largët i 90-s në këtë verë plot kapriçio të këtij viti është rrugëtimi i një brezi të tërë. Njerëzit më “famshëm” të të cilit, tashmë mund të bien dakort përfundimisht se një sistem mund të përmbyset brenda një dite.
Se një sistem ekonomik mund të ndryshojë edhe brenda një stine. Por mentaliteti I një shoqërie, vështirë se ndryshon edhe mbas një brezi. I cili, në tërësi, sot në këtë krizë institucionesh, topitjeje intelektualem e rrënimi moral, mund ta konsiderojë veten një brez të dështuar. Edhe pse shumë nga njerëzit e tij janë histori suksesi vetjak. Që kanë humbur edhe kur kanë fituar. Vetëm për veten e tyre. Siç ishte deri dje prokurori I përgjithshëm. Siç është sot ish-prokurori I përgjithshëm në dy skaje, me shkëlqimin dhe rënien e tij të thellë./ Javanews
"Moralisti" Lenc Vangjeli dikur deklaronte pasurine dhe kishte "harruar" te deklaronte 2 apartamente, pasi nuk i justifikonte dot me rrogen modeste ne administrate. Ne ate kohe, kur ILDKP drejtohej nga Adriatik Llalla, ky Lenci i qante ne zyre inspektores qe po e kontrollonte, qe te mos niste per kallezim penal, se ishte i ri dhe nuk e perballonte dot prokurorine. Sot....ben moral.
Përgjigju