Ministria e Jashtme ruse shprehu sot shqetësimin për zhdukjen e katër gazetarëve, një prej të cilëve britanik, i kanalit proKremlinit në gjuhën angleze RT, të cilët, sipas saj, mbahen nga ushtria ukrainase. "Katër gazetarë, ndër të cilët korrespondenti me kohë të pjesshme i kanalit RT, qytetari britanik Graham Phillips dhe kameramani i agjencisë së shtypit Anna News, janë zhdukur gjatë natës së mbrëmshme në zonën e luftimeve në lindje të Ukrainës", bëri të ditur ministria në një komunikatë. Ajo nuk dha hollësi lidhur me identitetin e dy gazetarëve të tjerë. "Sipas informacioneve tona, ata po mbahen rob nga forcat ukrainase", shtoi ajo, duke bërë thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm. RT (akronim i Russia Today, emri i saj i dikurshëm) kishte njoftuar më parë se kishte humbur kontaktin me Graham Phillips./ATSH/