Disa darka janë për t’u kujtuar. Të tjera janë të krijuara për t’u përjetuar.
Kjo ishte ideja pas mbrëmjes speciale të organizuar nga IQOS në bashkëpunim me një nga restorantet më të njohura në Tiranë dhe shefin e kuzhinës Julian Zguro, ku një grup i përzgjedhur të ftuarish të rritur u mblodh për një udhëtim kulinar intim, të fokusuar në një koncept të thjeshtë: zgjimin e shqisave.
E organizuar në ambientin elegant dhe bashkëkohor të restorantit, kjo darkë nuk kishte të bënte vetëm me ushqimin, por me gjithë eksperiencën që e shoqëron atë. Shefi Julian Zguro përgatiti një menu të veçantë, të krijuar posaçërisht për këtë mbrëmje, e ndërtuar rreth shijeve dhe aromave që stimulojnë njëkohësisht shqisën e shijes dhe atë të nuhatjes, dy elementë thelbësorë të gastronomisë.
Çdo pjatë nuk erdhi vetëm si një prezantim kulinar, por si një histori.

Mes servirjeve, shefi Julian iu bashkua të ftuarve për të treguar personalisht frymëzimin pas krijimeve të tij, duke shpjeguar përbërësit, teknikat dhe balancën e shijeve që formuan këtë menu.
Mbrëmja u zhvillua në një atmosferë bisedash dhe ndërveprimi. Të ftuarit u ulën rreth tavolinës për një përvojë të përbashkët, e shoqëruar me diskutime të drejtuara nga “heads of the table”, duke e kthyer darkën në një shkëmbim idesh mbi gastronominë, kreativitetin dhe eksplorimin e shqisave.
Ndërsa nata vazhdonte, eksperienca shkoi përtej tavolinës. Një performancë kërcimi surprizoi të pranishmit, duke shtuar një dimension artistik dhe vizual në këtë udhëtim shqisor.
Në përfundim të mbrëmjes, çdo i ftuar mori një dhuratë të veçantë: një libër gatimi ekskluziv, që përmbante recetat e krijuara nga shefi Julian Zguro për këtë eksperiencë.
Një gjest që reflektoi frymën e mbrëmjes, një ftesë për të vazhduar eksplorimin e shijeve dhe kreativitetit edhe pas përfundimit të darkës.
Përmes eksperiencave të tilla, IQOS vazhdon të krijojë momente që bashkojnë inovacionin, gastronominë dhe komunitetin IQOS rreth tryezës.










