Një dashuri që zgjat përjetë: seria e G-Class, STRONGER THAN DIAMONDS zbret në qendër të Tiranës

Një dashuri që zgjat përjetë: seria e G-Class, STRONGER THAN DIAMONDS zbret në qendër të Tiranës

G-Class

Prodhimi më i veçantë i Mercedes-Benz, G-Class mbërrin në Shqipëri dhe festohet ashtu siç i ka hije. I prezantuar botërisht vetëm pak ditë më parë, seria më e veçantë e quajtur "STRONGER THAN DIAMONDS, u festua me një event të hapur për të gjithë, në Tiranë, më 8 mars sepse, çdo grua është më e fortë se diamantët. 

E paralelizuar me një dizajn të pagabueshëm dhe forcë të pathyeshme kjo është edhe makina e dashurisë së vërtetë. Një version i Mercedes-Benz 2024 G500, ky G-Class, "STRONGER THAN DIAMONDS" ka një bukuri të jashtëzakonshme, të përforcuar edhe nga katër diamantët nga 0.25 karat secili, që ka në interier. Ndërsa tek dorezat e dyerve dhe në vende të tjera të dukshme, ka formë të gdhendur të diamantit.

Është e vështirë të shohësh ndonjë që nuk dashurohet menjëherë sa e sheh këtë SUV me ngjyrë rosewood. 

A dëshiron vërtetë të bësh dhuratën më të shtrenjtë për personin tënd të veçantë? Auto Star Albania, rishitësi ekskluziv i Mercedes-Benz ka sjellë kopjen e 084 prej 300 kopjeve të prodhuara në të gjithë botën, në Shqipëri. 

Mbrëmjen e 8 marsit, Auto Star Albania, pjesë e Kastrati Group, hapi dyert e G-Class, STRONGER THAN DIAMONDS për të apasionuarit pas makinave.  Edhe pse, pas kësaj makine, të gjithë apasionohen. 

Festa dhe bukuria e mjeteve të ekspozuara tërhoqi vëmendjen e dhjetëra qytetarëve ndërsa shumë emra të njohur të showbiz patën mundësinë ta provonin dhe të benin foto e video gjatë gjithë mbrëmjes. 

Perveç prezencës së jashtëzakonshme të G-Class më rrezatues, në festë ishte edhe seria G 63, i zi si edhe seritë elektrike të EQS 450 4Matic dhe EQA, modele të 2024. 

 

 

S.G/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar