Një deputete dhe një kryebashkiake në mesin e më të bukurve të 'Miss & Mister Turizmi' /FOTOT

Një deputete dhe një kryebashkiake në mesin e më të bukurve të 'Miss & Mister Turizmi' /FOTOT

DURRES - Mbrëmjen e djeshme, Durrësi ishte kryeqendra e bukurisë, pasi u zhvillua për 15-tën herë, eventit “Miss & Mister Turizmi”. 

Vajzat e bukura, elegante dhe djem të hijshëm, shpalosën në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”, magjinë e bukurisë shqiptare.  

Juria këtë vit kishte si kryetare, deputeten e Kuvendit të Shqipërisë, Artemis Dralo, ndërsa si anëtare të jurisë ishte edhe kryetarja e zgjedhur e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, po ashtu dhe personalitete të ndryshime.  

1. Miss Turizmi - Franceska Rustemi, 16 vjeçe, nga Durrësi
2. Mister Turizmi - Albi Papa, 18 vjeç, nga Tirana
3. Miss Plazhi - Olivia Golja, 17 vjeç, nga Shijaku
4. Mister Plazhi - Emilian Hasa, 18 vjeç nga Dibra
5. Sirena e Detit - Dajana Ponari, 17 vjeç, nga Durrësi
6. Princi i Kaltër - Orges Duka, 18 vjeç, nga Durrësi
“Luga e Argjendë” iu dha për herë të parë në votë, Orges Dukës.

Çmimin e parë të Miss Turizmit e dorëzoi Valbona Sako, ndërsa kryetarja e jurisë, Artemis Dralo, dorëzoi çmimin Mister Turizmi. 

Kjo magji e bukurisë, nuk do ishte i mundur nëse nuk do ishte pasioni dhe këmbëngulja e producentes së evenimentit, Myzejen Konduri. 

Producentja Konduri, theksoi se projekti nuk mbeti iluzion me gjithë pengesat që pati, por bashkë me stafin profesional e konkurrentët e mrekullueshëm, vendosën vetë fatin e kësaj gare bukurie që nuk la në harresë trashëgiminë kulturore.

Në skenën e teatrit u ngjitën edhe disa nga artisët më të preferuar të kohës, si: Olta Boka, Erik Lloshi etj. që ndezën sallën me këngët e interpretimet e tyre.

1/2
G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’