Një ditë më parë në studio me Spiropalin, si paralajmëroi Lorenc Vangjeli arrestime të bujshme nga SPAK

Ditën e sotme, Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë kërkoi arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako.

Lidhur me këtë, mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, analisti Lorenc Vangjeli, teksa kishte të ftuar ministren Elisa Spiropalin, foli për Reformën në Drejtësi ku paralajmëroi se brenda javës do të dëgjohet një lajm i tillë, me kryefjalë SPAK-un.

Vangjeli u shpreh se Reforma në Drejtësi po funksionon, e një nga produktet e saj do ta shikonim së shpejti dhe ky produkt do të ishte vijimi i ngjarjeve të deritanishme të cilat nuk po bëhen fshehurazi.

“Do flisja për një reformë e cila tashmë është duke u konsoliduar, jo me ritmet, me forcën dhe me përmasën që pritej nga shqiptarët e thjeshtë, por që po funksionon që është Reforma në Drejtësi, dhe ndoshta një nga produktet e saj, të lirisë së saj relative nga politike, do ta shikoni brenda kësaj jave kur ndoshta në Tiranë do të dëgjohet një lajm që ka të bëj po me hetimin me kryefjalë SPAK-un. Do të jetë një ngjarje e cila shkon në vijim me logjikën e ngjarjeve të deritanishme, mjafton pak vëmendje për të dalluar lëvizjet që po bëhen, sepse nuk është se bëhen fshehurazi, është një gjë që është e hapur,”- u shpreh Lorenc Vangjeli në ‘Kontrast’.

SPAK ka ekzekutuar 9 urdhër arrestet e lëshuara për hetimin që lidhet me inceneratorin e Fierit. Ndërkohë janë lëshuar edhe 5 urdhër-arreste të reja për dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Nga 9 urdhër arrestet, 7 janë masa sigurie 'arrest me burg' dhe 2 në arrest shtëpie. Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, dhe Klodian Zoto, pronari i kompanisë që administron Inceneratorin e Fierit, kanë marrë masën e dytë ‘arrest me burg’, ndërkohë që 7 të tjerë akuzohet zyrtarisht nga prokuroria për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

SPAK i ka kërkuar Kuvendit leje për arrestimin e deputetit të PS, Alqi Bllako. Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Azem Shatëri, Florjan Muçaj, Klodian Zoto si dhe Arenc Myrtezani janë lënë në qeli ndërkohë që 2 gratë  Sabina Cenameri si dhe Etleva Kondi janë lënë në ‘arrest shtëpie’. Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të Komisionit të Prokurorimit për Inceneratorin e Fierit.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar