Një ditë para negociatave Basha:
Dialog vetëm për qeveri teknike

Një ditë para negociatave Basha:<br />Dialog vetëm për qeveri teknike
Një ditë para negociatave me ndërkombëtarët David McAllister dhe Knut Fleckenstein dhe pak orë pas takimit që pati me ambasadorin Lu, Basha shprehet se është i gatshëm të dialogojë vetëm për qeverinë teknike.
 
“Koha po vjen ta kurorëzojmë këtë lëvizje me fitore që të gjithë shqiptarët presin. Nuk na mungon aspak vullneti dhe vendosmëria për ta zgjidhur krizën e thellë politike përmes një  dialogu me kundërshtaret tanë politikë. Dialog që ka një temë: qeveri teknike dhe mandatin e kësaj qeverie për zgjedhje të lira e të ndershme”, është shprehur Basha në fjalën e mbajtur në çadrën e opozitës", tha ai.
 
Basha e komentuar bllokimin e rrugëve si një sukses dhe ka ritheksuar se ky ishte vetëm paralajmërimi i parë.
 
“Ka qenë një ditë e gjatë e lodhshme por absolutisht e suksesshme për opozitën, për qytetarët shqiptarë dhe e lavdishme për këtë lëvizje të pamposhtur për zgjedhje te lira dhe të ndershme.
 
Dua t’iu falënderoj nga zemra ju dhe mijëra qytetarë të tjerë që morën pjesë aktivisht në aksionin popullor të paralajmërimit dhe provën e vendosmërisë sonë  për t’i shkuar deri ne fund kauzës së drejtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qindra mijëra të tjerë vranë frikën dhe me zemrat e tyre u bashkuan me ne e gjithë Shqipëria, të djathte dhe të majtë.
  
Por nëse ky vullnet mungon nga ana tjetër, sot kanë vetëm provën e parë, vetëm paralajmërimin e parë se në këtë vend zgjedhje pa opozitën nuk ka për të pasur kurrë. Votime të diktuara nga krimi,droga dhe qeveria e kapur prej tyre nuk do të lejojmë kjo është kategorike dhe e pandryshueshme. Ndaj le të marrim me vete sonte gëzimin e përligjur për forcën dhe vlerësimin e rigjetur të një populli për të qëndruar përballë një pakice kriminelësh dhe pushtetarësh të korruptuar”,
është shprehur Basha.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkuan të merrnin 148 kg kokainë në portin e Livornos, zbulohen emrat e 3 'korrierëve' shqiptarë! Droga nga Ekuadori ishte fshehur në kontejner me banane

Shkuan të merrnin 148 kg kokainë në portin e Livornos, zbulohen emrat e 3 'korrierëve' shqiptarë! Droga nga Ekuadori ishte fshehur në kontejner me banane